Futboll La Liga Sport

Juventusi në hall, gjigandët spanjollë hidhen në sulm për yllin e skuadrës

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato dhe e ardhmja e tij duket larg Serie A. Boshnjaku do të jetë një mollë sherri mes Real Madridit dhe Barcelonës sipas mediave spanjolle. Sipas gazetës “Sport” dhe “Sky Sports”, drejtuesit e Real Madridit e shohin Pjanic si trashëgimtarin ideal të kroatit Luka Modric.

Megjithatë, “Los Blancos” nuk do ta kenë të lehtë të sigurojnë shërbimet e yllit të Juventusit, pasi edhe Barcelona është gjithashtu e interesuar për mesfushorin e Bosnje-Hercegovinës. Ai njihet gjerësisht si një nga gjuajtësit më të mirë të goditjeve standarde. Pjanic pak kohë më parë mbushi 28 vjeç dhe është nën kontratë me Juven deri në qershor 2021. Ai u bashkua me bardhezinjtë në verën e vitit 2016 kur ata aktivizuan klauzolën e lirimit prej 32 milionë eurosh në kontratën e tij me Romën.

Gjithsesi tani vlera e tij është rritur shumë pas performancave në Serie A dhe klubet e interesuar duhet të kënaqin financiarisht drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. Një tjetër element pse ai preferohet është fakti se Panic flet shumë gjuhë dhe ka luajtur për Olympique Lyonnais përpara se të transferohej në Romë në 2011. Çmimi do të jetë më i lartë se 65 milionë euro nëse bardhezinjtë vendosin ta lënë atë të largohet gjatë merkatos së verës. Gjithashtu edhe Paris SG ka shfaqur interes për të nënshkruar me 28-vjeçarin, ndërsa mësohet se janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë 5-vjeçare. Në këtë sezon Pjanic ka grumbulluar 31 ndeshje në Serie A, ndërsa ka shënuar edhe 5 gola, ndërkohë në Champions League ka zbritur tetë herë në fushë duke e dërguar vetëm në një takim topin në rrjetë.

Related posts

LIVERPOL SHKATËRROI 5-0 ATALANTËN/ Gjimshiti ishte më i miri tek ekipi zikaltër

Delo.autor

“MOS U TALL ME MIELLIN E GJERMANIT”/ Si u rikthye dhe njëherë “HIJA”, e “PANCERAVE” të kombëtares tek Bayern-i

F.autor

MILANI E FLAKU/ Kalinic: Gattuso është i ÇMENDUR, do i çojë larg KUQEZINJTË

Isa.Autor

Leave a Comment