Futboll Seria A Sport

Mentaliteti i Gattuso-s, trajneri ka ‘vitaminat’ e duhura për Milanin

Rino Gattuso paralajmëron Milanin: “Duhet të mendojmë në kohën e duhur për finalen kundër Juventus-it, para kësaj ndeshjeje kemi një përballje me Verona-n. Natyrisht, duhet të luajmë të qetë mentalisht”. Në sfidën e parë në “Bentegodi” veronezët patën fituar 3-0: “Ajo është diçka që djeg, duhet të kemi sens hakmarrjeje. Skuadra e ka të qartë. Romagnoli? Është stërvitur me grupin. Biglia? Një shembull, por nuk do të jetë në dispozicion. Ndoshta të gjithë si ai”.

“Nuk duhet të kemi frikë, por tani kundër Verona-s duhet të luajmë të qetë dhe me mendime të qarta”, thotë në fillim Gattuso për ndeshjen e javës së 36 në Serie A. “Nuk duhet të harrojmë ku e kemi nisur, duhet të kuptojmë kush është forca jonë dhe se kush janë objektivat tanë. Nuk duhet të mendojmë se jemi të lodhur fizikisht”.

Motivimi – “E kam thënë pas ndeshjes kundër Bologna-s. Duhet të kemi sens hakmarrjeje, duhet të kujtojmë në çfarë sikleti ndodheshim pas asaj humbjeje djegëse. Kemi humbur shumë pikë me skuadrat e vogla. Ndjesia e djegies duhet të jetë e para, por kam parë përqendrim dhe intensitet në stërvitjet e fundit. Fitorja na ka ndihmuar”.

Plani personal – “Jetoj çdo gjë me shpirt. I ndjej shumë ndeshjet dhe jam i përqendruar mbi faktin se si do të mbyllim këtë sezon. Nuk më duhet të dëgjoj thashethemet që bëhen në bar. Të shohim në fund se ku do të arrijmë. Duhet ta mbyllim sa më bukur”.

Verona – “Nuk duhet të bëjmë gabimet që u panë kundër Benevento-s. Nuk arsyetohet në mënyrë personale, duhet ta bëjmë si skuadër dhe pa lënë asgjë në fushë. Të kujtojmë ndeshjen e shkuar, na duhet një shpirt hakmarrës. Megjithatë, historia tregon se në Verona ne përherë kemi vuajtur. Në shtëpinë e tyre kemi bërë figurë të keqe. Kështu që duhet ta kemi mendjen vetëm te Verona, më pas të kalojmë te finalja e Kupës, e cila do të jetë e gjitha e bukur. Por, së pari, me të vërtetë, e përsëris, mendjen duhet ta kemi te ndeshja e nesërme”.

Polemikat për sistemin VAR – “VAR po funksionon dhe nuk shoh motiv se pse nuk duhet të propozohet në garat kontinentale. Klubet luajnë shumë para gjatë një viti. Nuk e kuptoj se çfarë bëjnë arbitrat e linjës. Ata janë gjithnjë në hije, kjo është shkencërisht e provuar”.

Mercato – “Klubi për sezonin e ardhshëm duket se është i orientuar për të marrë lojtarë me më shumë eksperiencë. Për të përmirësuar skuadrën duhet tre apo katër lojtarë. Skuadra është e re në moshë dhe kështu që duhet që të rritet në lartësinë e duhur. Na duhet mentalitet dhe sensi i përkatësisë”.

Related posts

TRONDITET LUSHNJA/ Dy futbollistë me ‘COVID’ para Tomorit

Delo.autor

Dybala dhe Barcelona në krizë, Juventus hidhet në sulm për sulmuesin holandez…

Delo.autor

Elisa me zemrën bardhezi, mbështetje pa kufi për Juven

Sadik.Autor

Leave a Comment