Futboll Seria A Sport

Merkato e verës, Milani hedh sytë për okazione në Premier League

Southampton ndodhet në vendin e tretë nga fundi në renditjen e Premier League. Rreziku për të rënë nga kategoria, ku duhen edhe dy ndeshje nga fundi, është shumë i lartë. Ky sezon për “Saints” ka qenë shumë i komplikuar, edhe kjo gjë ka ndikuar edhe në formën e Dusan Tadic, që kërkohet nga kuqezinjtë. Ky sezon nuk ka qenë një nga më të mirët për serbin, ku ka shënuar vetëm gjashtë gola dhe ka dhënë tre asist, që kanë qenë gjithmonë nga pikat më të forta të tij.

Këtë vit e gjithë skuadra hasi vështirësi, duke filluar nga trajneri dhe duke përfunduar tek lojtarët. Tadiç i vetëm nuk mund të bënte shumë, por ai është një lojtar që mund të tërheqë vëmendjen e klubeve më prestigjioze të Europës, nëse Southampton bie nga kategoria. Tadiç mund të jetë një alternativë për Milanin që është në kërkim të një sulmuesi. Ndër të tjera, serbi mund të luajë edhe si trekuartist dhe të aktivizohet në të dy krahët. Me pak fjalë është lojtari perfekt për skemën 4-2-3-1 ose 4-3-3.

I lindur në vitin 1988, në nëntorin e ardhshëm ai mbush 30 vjeç. Në fushën ndërkombëtare lojtari nuk ka shumë përvojë, por ai është një lojtar që mund të ndihmojë Milanin në procesin e riformimit të ekipit dhe situata e Southampton mund të ndikojë që çmimi i kartonit të zbresë në mënyrë drastike (kontrata aktuale i skadon në qershor 2020). Pritet të shihet nëse i intereson Mirabelli-t.

Related posts

“LOJTARËT E SË ARDHMES”/ Barcelona fillon kërkimin për zëvendësuesin e Luis Suárez, ja emrat…

Isa.Autor

“KA PROBLEME BRENDA SKUADRËS”/ Flet trajneri Duro pas fitores: Ndryshimin e skemës e bëra që…

Delo.autor

TELASHE PËR ALGERIN E JUVES/ Dyshohet se ka pastruar… para

Delo.autor

Leave a Comment