Florentino Pérez ka parë një mundësi dhe ai nuk ka ndërmend ta lërë t’i shpëtojë. Presidenti i Real Madridit ka vendosur të nisë bisedimet për një yll të futbollit evropian me një ofertë të minutës së fundit. Performanca e Raphael Varane në ‘El Clasico” në “Camp Nou” nuk e ka bindur plotësisht udhëheqësin e “Los Blancos”, i cili është i vendosur t’i japë një partner cilësor Sergio Ramos, i cili është në kulmin e tij.
I zgjedhuri, në këtë rast, është një yll i Bayern Munchen: Jerome Boateng. Presidenti i Real Madridit e ka bër prioritet Boateng, ndërsa mban ende një sy nga mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, i cili ka një klauzolë të lirë. Përmirësimi i repartit difensiv është një aspiratë shumë e vjetër e Florentino Pérez.
Deri pak kohë më parë, favoriti i tij ishte mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, por ish-lojtari i Juventusit është fshirë nga lista pas eliminimit të diskutueshëm të ish-ekipit të tij kundër ekipit të Zinedine Zidane.
Nga pikëpamja e Florentino Pérez, ardhja e Boateng në Real Madrid jo vetëm që do t’i jepte Sergio Ramos një shoqërues të klasit të lartë në qendër të mbrojtjes të Real Madridit, por do t’i jepte atij forcën që humbi pas largimit të portugezit Pepe.
Ardhja e gjermanit, përveç kësaj, mund të detyrojë Raphael Varane që të bashkohet me José Mourinho, i cili është shumë i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin francez. Boateng është një nga shtyllat e Bayern Munchen, por ditët e fundit në Gjermani mediat po raportojnë se 29-vjeçari mund të largohet nga bavarezët, që kërkojnë ta shesin në merkaton e verës. Është ende një spekulim, pasi Bayern gjithmonë i mban lojtarët më të mirë, por nëse Boateng dëshiron një aventurë të re vështirë se drejtuesit e bavarezëve do ta mbajnë pa dëshirën e tij.

