Futboll Seria A Sport

Mertenes te Man.United, Mourinho paguan klauzolën?

Mediat angleze shkruajnë se skuadra e Manchester United është gati të paguajë klauzolën 28 milionë euro për sulmuesin belg të Napolit Dries Mertens. 30-vjeçari është shndrruar në një lojtarë kyç në sezonet e fundit në “San Paolo” por vështirë se do të refuzonte të luante në “Old Trafford”, ndërkohë që shifra e lirimit të tij nga Napoli, nuk duket të jetë problem për Jose Mourinhon.

Belgu mbi të gjitha te “Djajtë e Kuq” do të kishte mundësi që repartin e sulmit ta ndante me bashkëkombasin e tij, Romelu Lukaku, i cili mund të ndikojë në vendimin e sulmuesit shtatshkurtër për tu transferuar në Angli. Dries Mertens nën drejtimin e Maurizio Sarrit te Napoli që nga viti 2016, ka arritur të shënojë 45 gola në Serie A, duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë ekipeve europiane.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Bale i kushton Realit 88 mijë euro për çdo minutë lojë. Në qershor do të largohet…

Delo.autor

“PLAS” TE ZVICRA NË BOTËROR/ Shkak bëhet kapiteni Granit Xhaka

F.autor

Fabio Capello zgjedh top-ekipin e tij ideal… me 12 lojtarë ku dominon Milani (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment