Futboll Sport

Fillimi i shtatorit me ngjyrat kuqezi, sa shumë ndeshje të përfaqësueseve

Në gjysmën e dytë të gushtit do të ngrejë siparin sezoni i ri futbollistik në të gjithë Europën. Ligat më të forta të kontinentit do t’i japin udhë një edicioni që pritet të jetë i pasur me emocione nga fillimi deri në fund, por jo vetëm kaq. Në ditët e para të shtatorit do të jetë premiera e kompeticionit më të ri, UEFA Nations League, ku përfaqësueset e gjithë Europës do të sfidohen për të siguruar një biletë në Europianin e vitit 2020. Më datë 7 shtator do të hedhë hapin e parë në këtë rrugëtim edhe Shqipëria. Të besuarit e Panuccit do të përballen me Izraelin në “Elbasan Arena”. 3 ditë më vonë Shqipëria do të sfidojë në Skoci kombëtaren e drejtuar nga McLish.

Ngjyrat kuqezi nuk do të valëviten vetëm për përfaqësuesen e të rriturve, pasi në fushë do të jetë edhe kombëtarja e 21-vjeçarëve. Skuadra e Alban Bushit ka dy sfida luksi. Të parën ndaj Spanjës, më datë 6 shtator në Cordoba, në kuadër të eliminatoreve të Europianit, ndërsa të dytën përballë Italisë, në një miqësore që do të luhet më 11 shtator. Ndërkohë që do të zhvillojë dy takime miqësore edhe përfaqësuesja e 19-vjeçarëve. Brenda 10 ditëve të para të shtatorit Shqipëria do të luajë dy takime ndaj Islandës. Në fushë do të jenë edhe 17-vjeçarët e Xhemal Mustedanagicit, që do të kenë si kundërshtare Kosovën më datë 9 dhe 12 shtator në dy sfida miqësore.

Për ta mbyllur me përfaqësuesen e femrave. Vajzat e Grimës do të zbresin më datë 4 Shtator në “Loro Boriëi” ndaj Skocisë. Një fillim i shtatori i veshur i gjithi kuqezi.

Related posts

Isco kritikohet nga tifozët, City dhe PSG përfitojnë nga situata

Q.Autor

“GABOVA ME TIFOZËT SHQIPTARË”/ Swiderski pranon fajin: Ndikuan emocionet e golit

Delo.autor

E kërkon Manchester United/ Trajneri i Kroacisë shtang anglezët: Do luaj me Bayernin

Isa.Autor

Leave a Comment