Futboll Seria A Sport

Mertens premton besnikëri: Ne napolitanët nuk lëvizim kurrë

Në morinë e zërave për largime të disa lojtarëve nga skuadra e Napolit, sulmuesi belg Dries Mertens ka menduar të qetësojë tifozët napolitanë. Duke folur për sezonin e sapombyllur, Mertens shprehu keqardhjen që nuk arriti të fitojë trofe për Napolin dhe tifozërinë, ndërsa për të ardhmen tregoi besnikëri ndaj të kaltërve.

“Më vjen keq që nuk fituam dot kampionatin, për atë që dhamë gjatë gjithë sezonit, por edhe për tifozërinë e mrekullueshme, që na ka qëndruar gjithmonë pranë. Sa i përket të ardhmes, duhet të dini që ne napolitanët nuk lëvizim kurrë”, tha Mertens, duke treguar se ndjehet tërësisht pjesë e skuadrës dhe qytetit.

Ndërkohë po sot, Marek Hamsik pritet të mbajë një takim me presidentin De Laurentiis, ku do t’i kërkojë lejë për t’u larguar drejt Kinës, për një ofertë të parezistueshme nga ana financiare. Gjithashtu, brenda ditës së nesërme pritet një përgjigje përfundimtare edhe nga Maurizzio Sarri, që me shumë gjasa pritet të zgjedhë një tjetër destinacion, për të vijuar karrierën e tij.

Related posts

ELIMINATORET EUROPA LEAGUE/ Super gol nga goditja e dënimit, Bakaj “MAGJI” në Europë (VIDEO)

Delo.autor

NISIN PËRGATITJET PËR RIFILLIMIN E SEZONIT/ Në kampionatin anglez konfirmohen 10 raste pozitive me Koronavirus

Delo.autor

CHAMPIONS CUP/ Juventusi fiton me penallti ndaj yjeve të MLS (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment