Futboll La Liga Sport

Messi sfidohet nga një shqiptar, efikasiteti i tij është mbreslënës

Në lidhje me aspektin e golave të shënuar, Enis Bardhi po e sfidon mjaft mirë yllin Leo Messi. Mesfushori i Levantes është në kërkim të një rekordi, golashënuesi më i mirë i La Liga nga goditjet e dënimit. Messi qëndron në krye me gjashtë gola, një më shumë se Bardhi, që kërcënon nga pas. Mesfushori me origjinë shqiptare është një tjetër specialist i vërtetë i goditjeve standarde.

Mbërritja e Lopez e ka sjellë atë përsëri në më të mirën e tij, pasi u zbeh paksa pas një fillimi të fortë të sezonit. Në fakt, Bardhi i ka kthyer në gol të tria përpjekjet e tij të fundit. Kundër Athletic Bilbao ai shënoi një dopietë në hapësirën prej vetëm dy minutash nga praktikisht i njëjti pozicion për t’i dhënë skuadrës një trepikësh jetik. Mesfushori që përfaqëson Maqedoninë, aktualisht është i dyti më i mirë në La Liga si rezultat i asaj saktësie vdekjeprurëse dhe është gjithashtu i treti në Evropë gjatë dekadës së fundit.

Në fakt, asnjë specialist i goditjes së lirë nuk ka rekord më të mirë se efikasisteti i yllit të Levante, i cili ka shënuar pesë gola nga 16 përpjekjet e tij për një saktësi prej 31.25 për qind. Nëse Messi mund të bëjë një tjetër gol nga një goditje e lirë para përfundimit të sezonit atëherë ai do të kalojë Hakan Calahanoglu, i cili shënoi gjashtë për Bayer Leverkusen në sezonin 2014 / 2015.

Sëbashku me Messin, turku është i vetmi lojtar, i cili ka arritur gjashtë gola nga goditjet e lira në një sezon të vetëm në ligat më të larta të Evropës. Në listën e lojtarëve që kanë grumbulluar pesë janë emra të shquar si: Andrea Pirlo (Juventus, 2012/13), Alessandro Del Piero (2008/09) dhe Juninho Pernambucano (Lyon, 2008/09). Nga gjashtë gola që Messi ka shënuar nga goditjet e lira këtë sezon, më i paharrueshmi për të dhe Barcelonën me siguri do të jetë rrjeta kundër Atletico Madrid në La Liga. Kjo ishte ndeshja që vendosi titullin dhe goli i tij i vetëm vendosi lojën dhe në të vërtetë, kampionatin. Sidoqoftë, përveç Messit dhe Bardhit, askush tjetër në Evropë nuk ka arritur shifrën e pesë golave nga goditjet e lira këtë sezon.

Related posts

Askush si Mbappe në Francë, PSG i afrohet titullit

Delo.autor

Super Kristal Abazaj, Luftëtari ngushton diferencën ndaj Partizanit

Sadik.Autor

Rikthehet spektakli i Champions/ Njihuni me SUPER ndeshjet e mbrëmjes së sotme (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment