Europa League Futboll Sport

Nis takimi në Lyon, Marseille dhe Atletico Madrid duan kurorëzimin e sezonit

Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të drejtohen  drejt Francës. Miliona njerëz do të jenë nën ethet e një ndeshje të madhe. Marseille dhe Atletico Madrid do të ballafaqohen për trofeun e Ligës së Evropës.

Në “Parc Olympique Lyonnais” do të zbresin dy skuadrat më në formë të kompeticionit, Marseille dhe Atletico Madrid. Francezët vijnë pas një ndeshje të vuajtur në fazën gjysmëfinale, duke eliminuar pas 210 minutave austriakët e Salzburg me rezultatin e përgjithshëm 3-2 ndërkohë që spanjollët janë në këtë fazë pasi eliminuan me radhë skuadra si Lokomotiv Moskow, Sporting Lisbonë dhe Arsenal, me këta të fundit që nuk rezistuan gjatë 180 minutave lojë.

Related posts

“EL CLASICO”/ Real Madridi në garën për “Copa del Rey” e pestë. Ja kush i PENGON

Delo.autor

NUK PËRBALLON SJELLJET RACISTE/ Tërhiqet nga futbolli në moshën 28-vjeçare…

Delo.autor

REVOLUCION NË MESFUSHË/ Juventusi kërkon të rikthejë në Torino lojtarin e Barcelonës

F.autor

Leave a Comment