Futboll Sport

Michel Platini fiton pafajësinë: Do t’i rikthehem futbollit

Ish-presidenti i UEFA-s, Mihel Platini, ka deklaruar sot se do t’i rikthehet sërish sportit të futbollit, pak orë pasi gjykata e Zvicrës ka arkivuar çështjen për korrupsion që ishte ngritur në adresën e ikonës franceze. “Ky është fund ii një makthi për mua, për familjen time dhe për të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë, të cilët dua t’i falënderoj për mbështetjen. Gjithnjë kam deklaruar se jam i pafajshëm, se ndaj meje u hap ngrit një akuzë e pabazë, për të dëmtuar imazhin tim”, tha Platini.

Platini u pezullua nga FIFA deri në tetor të 2019-ës, pasi u akuzua për një marrjen një shume me vlerën e 1.8 milionë eurove nga FIFA dhe ish-presisendi i saj Joseph Blatter, pa patur një kontratë me këtë fundit. Kjo shumë ishte paguar për konsultimet dhe këshillimit që Platini i kishte dhënë Blatter dhe FIFA-s.

Do të rikthehem në botën e futbollit, do të rikthehem pas. Nuk mund t’ju them se ku, kur dhe si, pasi ëhstë shpejt për ta ditur. Por një gjë është e sigurtë, unë do t’i rikthehem futbollit, pasi ai është jeta ime dhe nuk do t’ia lejoj askujt që të më privojë të drejtën time për t’u marrë me sportin tim të preferuar”, u shpreh Michel Platini për mediat, pasi fitoi pafajësinë.

Related posts

“NJË KATASTROFË”/ Paratici zgjedh trajnerin e ri të Tottenham, shpërthejnë tifozët

Delo.autor

Milani e nxorri në shitje, vjen oferta konkrete për Leonardo Bonuccin (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ KUKËSI “prenoton” TALENTIN e JUVENTUSIT, pritet vetëm firma

Isa.Autor

Leave a Comment