Futboll Premier League Sport

Aston Villa-Fulham për rekord: s’do ta besoni miliona vlen finalja!

Sharmi i Champions League është një tjetër gjë, por sot në “Wembley” rreth tre orë para startit të superfidës mes Real Madrid dhe Liverpool do të luhet një tjetër finale po aq “e rëndë”. Aston Villa dhe Fulham (ora 18:00) do të përballen për të biletën e fundit që të çon në Premier League, në një kohë që Wolverhampton e Cardiff e kanë siguruar ngjitjen në elitë, pasi u renditën respektivisht në vendin e parë dhe të dytë të Championship. Por ajo që ka bërë më shumë bujë është shpërblimi për skuadrën fituese, që shkon rreth 180 milionë euro. Një shifër e jashtëzakonshme nëse e krahasojmë me premion që jep UEFA për vendin e parë dhe të dytë të Champions League, një shifër prej rreth 100 milionë eurosh, përfshirë edhe arkëtimet.

ÇFARË SHIFRASH – Një vend në Premier League do të thotë lavdi, mundësi për të garuar me lojtarët më të mirë në botë dhe mbi të gjitha shumë, shumë para. Kjo vjen për meritë të një sistemi që mes të drejtave TV dhe marketingut, vendos klubet e vogla në kushtet për të thënë fjalën e tyre në merkato, pasi kanë zbarkuar në ligën e më të mirëve. Klubi që do të triumfojë sot në “Wembley”, sipas llogarive të “Deloitte Sports Business Group”, do të marrë me vete në shtëpi rreth 182 milionë euro për 3 vitet e ardhshme, nga të cilat rreth 110 milionë vijnë preh pagesave të përvitshme të Premier, teksa do të shtohen edhe bonuse të tjera siç është pozicioni përfundimtar në renditje. Në rast mbijetese në fund të sezonit 2018-19 të Premier League, njëra mes Aston Villa-s dhe Fulham mund të arrijë të fitojë deri në 320 milionë euro në total.

TERRY E PROVON – “Cottagers” e mbyllën kampionatin në vendin e tretë (me 88 pikë) 5 më shumë se “Villans”, të udhëhequr nga kapiteni John Terry, i cili në moshën 37-vjeçare do të tentojë të kthehet në Premier League pasi i dha lamtumirën vitin e kaluar Chelsea-t. Aston Villa kërkon të rikthehet mes më të mirëve pas dy sezoneve në “purgator”, ndërsa Fulham ka katër sezone aty.

Related posts

VAZHDON TË TREGOJË FORMËN E TIJ/ Myrto Uzuni shënon përsëri në Kroaci

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Valencia – Real Madrid

Q.Autor

MBARON MAKTHI NGA IZOLIMI/ Lojtarët e Napolit mund të kthehen në shtëpi

Delo.autor

Leave a Comment