Futboll Seria A Sport

Milan “Made in China”, vjen marrëveshja që nuk e kishit menduar

Marco Fassone, i pranishëm në “Casa Milan”, foli për zyrtarizimin e marrëdhënies së partneritetit mes Milan dhe Guizhou Hengfeng: “ Një akord tregtar që ne do të përcaktojmë përmes kompanisë tonë kineze, Milan China. Kemi pasur një periudhë nxitimi për të regjistruar kompaninë tonë në tetorin e shkuar, më pas kanë nisur një seri kontratash nga ana e drejtorisë tonë tregtare. Ky akord i tretë është i veçantë”.

“Nuk bën pjesë te sponsorizimet, por ka karakteristika speciale, shkojnë përtej marrëdhënieve tipike. Është më tepër një akord strategjik, i një programi të gjatë. Një akord për të rritur të ardhurat. Për klubet kineze një nga gjërat më të rëndësishme është që të ndërtojnë lojtarë të rinj kinez. Kina është kthyer në një treg që importon yje futbolli, por që tashmë kërkon që të rrisë vetë talente”.

“Në këtë aspekt Milani do të prezantojë njohuritë e tij, aq sa një klub kinez të krijohet dhe të funksionojë, sepse sektori i tyre i të rinjve në vitet e ardhshme do të zhvillohet sipas metodologjisë së Milanit. Në këtë çështje ka një vlerë teknike ose tregtare, duam që të mbështesim një sektor të rinjsh për të bërë që aty të lindin lojtarë kinez që do të jenë gati për të veshur në të ardhmen fanellën e skuadrës së tyre”.

Donnarumma – Këtë pasdite, në San Siro, do të jetë një ditë e rëndësishme për Milanin, i angazhuar për të mbrojtur vendin e gjashtë dhe për Gigio Donnarumma-n, i cili mund të luajë ndeshjen e fundit me ekipin e Milanit. Numri i sotëm i “La Gazzetta dello Sport” fokusohet në atë që do të përfaqësojë Milan-Fiorentina për portierin e lindur në vitin ’99, e ardhmja e të cilit ende nuk është shkruar. Tifozët duhet të mbeten indiferent, stadiumi nuk duhet të fërshëllejë, por ai nuk do të dijë nëse do ta kalojë në atë tunel si futbollist për herë të fundit. Kjo do të varet nga ofertat nga jashtë, në marrëdhëniet midis Raiola-s dhe Mirabelli-t dhe vendimit të tij.

Related posts

LIVE/ Laçi-Tirana, Kurbinasit ushtrojnë presion. Mane gabon shënjestrën

Delo.autor

SHPREHU PAKËNAQËSI TEK EKIPI/ Shikoni gjestin epik të Ronaldos pas eliminimit (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Nuk di të ndalet, ylli Schick ndëshkon Danimarkën dhe arrin Ronaldon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment