Futboll Sport

Skenarët dhe llogaritë, Evropa dhe mbijetesa me laps e letër

Llogari nga më të ndryshme bëhen në javën e fundit dhe vetëm një ndeshje mbetet jashtë tyre. Në “Zeqir Ymeri” Kukësi dhe Flamurtari luajnë për qejf dhe nuk ndikojnë në verdiktet e kampionatit. Në katër takimet e tjera gjërat janë të lidhura ngushtësisht dhe luhet për Evropën e mbijetesën. Llogaritë bëhen në aksion Korçë-Tiranë. Vllaznia përballet me Skënderbeun në ditën e festës së titullit dhe korçarët duhet të jenë shumë bujarë me shkodranët në rast se Kamza barazon me Partizanin.

Kuqebluve u duhet të fitojnë me një diferencë më të madhe se tre gola. Skuadra e Ahmatajt shpëton nëse mund të kuqtë, pavarësisht rezultatit në Korçë, ndërkohë që një humbje e tyre i krijon komoditetin Vllaznisë që të shpëtojë me një fitore çfarëdo. Ka edhe një skenar tjetër: “kokë a pikë”. Nëse shkodranët fitojnë 0-3 dhe Partizani-Kamza del 0-0, atëherë ekipi që qëndron përcaktohet me short, pasi bilanci në ndeshjet direkte është i njëjtë, ashtu sikurse golaverazhi.

KUPAT E EUROPËS – Luftëtari është më i favorizuari për vendin e tretë. U mjafton një pikë për ta siguruar. Mund të përfitojë edhe duke humbur, por kjo vetëm nëse Laçi e Partizani fitojnë ndeshjet e tyre me Teutën dhe Kamzën. Të tria skuadrat shkojnë me pikë të barabarta dhe kurbinasit shkojnë në vendin e pestë. Normalisht Luftëtari nuk mund të humbasë me dëshirë në Lushnjë. Nëse e bën, edhe Laçi e ka në dorë që të mos fitojë, çka bën që në këtë mes të përfitojë Partizani, që do të shkonte i treti, pasi me bluzinjtë është i favorizuar nga ndeshjet direkte. Kurbinasit në rastin më të keq mund të luftojnë për Kupën dhe digjet vendi i katërt nëse e fitojnë ata trofeun. Të gjithë këto llogari bëhen me Skënderbeun në Champions, ndryshe çështja e Europës është e mbyllur dhe rezultatet e javës së fundit nuk kanë ndonjë vlerë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 36

E MËRKURË, MË 23 MAJ 2018, ORA 16:00
Skënderbeu-Vllaznia
Partizani-Kamza
Laçi-Teuta
Lushnja-Luftëtari
Kukësi-Flamurtari

RENDITJA: Skënderbeu 72 pikë, Kukësi 62 pikë, Luftëtari 56 pikë, Laçi 53 pikë, Partizani 53 pikë, Flamurtari 45 pikë, Teuta 46 pikë. Kamza 43 pikë, Vllaznia 41 pikë, Lushnja 11 pikë

Related posts

TË PAPËRMBAJTSHËM/ Messi realizon një super gol, Suarez nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

SHIFRAT/ Kupa e Botës, “SHI” milionash për sportistët më të lakuar të momentit

F.autor

Botërori sipas Carlo Ancelotti-t, trajneri bën parashikimet dhe flet për mungesën e Italisë

Sadik.Autor

Leave a Comment