Futboll Seria A Sport

Milan merr vendimin final për marrëveshjen Andre Silva-Falcao

E ardhmja e Andre Silva në Milan është në dyshim pasi ylli i Portugalisë nuk arriti të shkëlqnete këtë sezon pas bashkimit me kuqezinjtë në një marrëveshje prej 35 milionë eurosh verën e kaluar. Ish-sulmuesi i Porto ka luftuar për një vend në formacionin e trajnerit Gattuso ashtu si edhe nën drejtimin e Montella. Ai ka shënuar vetëm një gol në Serie A dhe agjenti i tij Jorge Mendes po punon për të gjetur një ekip të ri për klientin e tij. Sipas “Calciomercato.com” AC Milan nuk do të dëgjojë asnjë ofertë nën 30 milionë euro. Klubi beson në potencialin e sulmuesit portugez dhe nuk dëshiron ta shesë atë me një çmim të ulët. Gjithashtu mësohet, se drejtuesit e kuqezinjve nuk dëshirojnë të krijojnë një marrëveshje shkëmbimi me Radamel Falcaon, pasi sulmuesi kolumbian tashmë është 32 vjeç.

Kuqezinjtë janë të vetëdijshëm,se do të jetë vitale për të investuar para në një sulmues të nivelit të lartë verën e ardhshme, por mos të jetë më shumë se 28 vjeç dhe klubi nuk dëshiron të gabojë sërish në merkato. Kjo është arsyeja pse ata tashmë i kanë thënë agjentit Mendes, se ata nuk do të shkëmbejnë dy lojtarët. “Ujqërit” janë të interesuar për të nënshkruar me Andre Silva, ndërsa ofertat nuk kanë munguar edhe nga dy klube spanjolle, angleze dhe franceze. Sulmuesi i talentuar ka tërhequr interesin e disa klubeve në merkato, por mesa duket Milan nuk kërkon ta shesë, duke besuar te potenciali i tij, edhe pse portugezi ka shënuar vetëm një gol në Serie A, ndërkohë ka shkëlqyer në Europa League me 6 rrjeta.

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ EIBAR/ Mbrojtësi i Barcelonës: Ishte faji im, marr përsipër të gjitha përgjegjësitë për…

Delo.autor

NDIZET DERBI TOTTENHAM-CHELSEA/ Trajneri Tuchel: Mourinho shembull, mentalitetin e tij…

Delo.autor

E ARDHMJA ENDE NË PIKËPYETJE/ Ronaldo ngre dyshime me postimin e fundit: I lumtur që…

F.autor

Leave a Comment