Futboll La Liga Seria A Sport

Milan po planifikon një shkëmbim të bujshëm në merkato me Real Madrid

Rikthehet telenovela verore me protagonistin e zakonshëm Gianluigi Donnarumma. Pas një sezoni jo në lartësinë e duhur dhe një marrëdhënie të komplikuar me tifozët, lamtumira duket se është e pashmangshme. Por cili ekip, deri më sot, është i gatshëm të blejë portierin e ri? Sipas Premium Sport, pista e Real Madrid mund të kthehet në modë, mbi të gjitha falë teknikut Zinedine Zidane, i cili e pëlqen shumë portierin e ri. Ajo që dihet është se Mino Raiola nuk dëshiron ta transferojë lojtarin te “Los Blancos”, me të cilët ai nuk ka marrëdhënie të mira.

Zidane do ta përfshinte Donnarumma-n gradualisht në mjedisin e Madridit dhe në formacionin titullar. Në fakt, francezi do të mbante Keylor Navas, i cili mund ti transmetojë vlerat e Real Madridit. Gigi, nga tjetër, do të ishte një alternativë për David De Gean, ëndrra e hershme e Florentino Perez. Problemi me De Gean qëndron tek fakti se Manchester United kërkon të paktën 100 milionë euro. Për italianin, megjithatë, 40-45 milionë euro mund të jenë të mjaftueshme. Siç raportohet nga Premium Sport, kërkesa fillestare e kuqezinjve është 70 milionë, por kjo shifër mund të ulet pasi në tratativë mund të përfshihet edhe një lojtar i Real: profili më interesant për Massimiliano Mirabellin do të ishte Dani Ceballos, mesfushor me një teknikë të shkëlqyer, që është aktivizuar në shumë pak ndeshje nga Zidane gjatë këtij sezoni.

Pra, Real do të ishte pista më e mundshme për të ardhmen e Donnarumma-s. Por kujdes nga alternativa Thibaut Courtois, edhe ky një synim i vjetër i Florentino Perez. Kjo është arsyeja pse, sipas Premium Sport, Raiola ka filluar kontaktet me Jurgen Klopp dhe eventualisht edhe me Liverpool-in. Nga ana tjetër vazhdon të jetë e nxehtë pista Paris Saint-Germain, ekip që ndërkohë ka paraqitur një ofertë për Gianluigi Buffon. Sidoqoftë, ajo e së dielës kundër Fiorentinës ka të ngjarë të jetë e fundit e Donnarumma-s në San Siro me fanellën e Milanit.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ GOL dhe BIRRË në fushë, festimi i çmendur vjen nga… (VIDEO)

Isa.Autor

Juventusi e dyfishon epërsinë ndaj Fiorentinës, shënon mbrojtësi… (VIDEO)

Isa.Autor

KLUBI ANGLEZ INTERESOHET PËR STRAKOSHËN/ Igli Tare refuzon ofertën 40 milion euro, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment