Futboll La Liga Sport

DËSHTON “OPERACIONI” POGBA/ Zidane kërkon objektivin e Juventusit në verë, ja shifra “galopante”

Zinedine Zidane iu ka bërë me dije drejtuesve të Real Madridit se duhet të hyjnë në negocim me Lyon për të siguruar shërbimet e mesfushorit Tanguy Ndombele, sipas “El Confidencial”.

Mesfushori francez ka treguar nivel të lartë loje që kur kaloi nga Amiens te Lyon dhe është kthyer në objektivin parësor të Juventusit, por 22-vjeçarin e kanë ndjekur nga afër edhe Manchester City e PSG.

Ndombele do të kthehet në objektiv të parë nga Real Madridi nëse nuk arrijnë të sigurojnë shërbimet e Paul Pogba nga Manchester United.

“Kur isha i vogël nuk ëndërroja që të luaja në klube si PSG, apo Real Madrid, Barcelona e City, kurrë nuk kam ëndërruar të jem në një klub të tillë”, deklaroi kohë më parë francezi.

Mesfushori ka kontratë me Lyon deri në vitin 2023 dhe klubi francez e ka shprehur hapur se nuk do e shesë për më pak se 80 milionë euro xhevahirin e tyre, ndërkohë që Pogba do t’i kushtonte dyfishi i kësaj shume Real Madridit.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Tifozët e godasin me birrë, reagimi i futbollistit të Leipzig i habit të gjithë (VIDEO)

Delo.autor

RONALDO I RI/ Guardiola “i fiksuar” pas talentit të Wolvesit, e do që në janar

Isa.Autor

NDESHJA ME PARTIZANIN/ Daja: Mungesat janë problem, Cale quhet përforcim i janarit

Isa.Autor

Leave a Comment