Futboll Seria A Sport

Milan sfidon Interin dhe Juven për super yllin e Romës

Milan i bashkohet garës me Juventusin dhe rivalët e qytetit të Interit për të siguruar shërbimet e lojtarit të krahut Alessandro Florenzi. Italiani ka shkëlqyer në sezonet e fundit me Romën dhe gjigandët e Serie A janë hedhur në sulm për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë që mund të luajë edhe si sulmues krahu.

Italiani është jashtë kontratës në fund të sezonit të ardhshëm, edhe pse verdhekuqtë po përpiqen të nënshkruajnë me atë një marrëveshje të re. Prioritet i Florenzi është që të mbetet me klubin e tij të djalërisë dhe përfaqësuesit e tij kanë kërkuar një kontratë pesëvjeçare me një pagë, që rritet në 4 milionë euro gjatë marrëveshjes së re. Megjithatë, këto shifra janë të vështira për t’u pranuar nga klubi kryeqytetas, pasi ata ende veprojnë me Financial Fair Play në mendje.

“Gazzetta dello Sport” raporton, se Milani i është bashkuar Interit dhe Juventusit duke u përpjekur të nënshkruajë me polivalentin 27-vjeçar. Zikaltrit janë të gatshëm të insistojnë për nënshkrimin e tij, nëse ata nuk mund të nënshkruajnë me mbrojtësin portugez Joao Cancelo nga Valencia dhe është menduar se do të jenë favoritë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Romës.

Ishte trajneri i zikaltërve Luciano Spalletti, i cili e ktheu Florenzi nga një mesfushor në një mbrojtës krahu të ‘tërbuar’ dhe 27-vjeçari mund të jetë i gatshëm të punojë sërish me ish-trajnerin e tij. Nga ana tjetër “Zonja e Vjetër” do të shesë sipas të gjitha mundësive mbrojtësin Alex Sandro në Premier League me Chelsea dhe Man United, që janë të gatshëm të kënaqin drejtuesit e Juves. Në këtë mënyrë bardhezinjtë kanë nevojë për një lojtar të aftë dhe Florenzi i plotëson të gjitha kriteret, për më tepër ai do të vinte për një çmim të lirë duke patur parasysh faktin, se kontrata e tij përfundon vitin e ardhshëm.

Related posts

“U GJENDA PARA NJË…”/ Ancelotti reagon për herë të parë si trajner i Real Madrid

Delo.autor

SUPER DERBI/ Formacionet e mundshme: Milan – Inter

Q.Autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ VENTSPILS/ Fabian Beqja beson: Tashmë do të jetë një tjetër histori…

Delo.autor

Leave a Comment