Boks Sport

Zyrtare/ UFC më në fund shkon në Rusi më 15 shtator

UFC më në fund do të bëjë debutimin e shumëpritur në Rusi më 15 shtator, 2018 në stadiumin Olimpik të Moskës, një e shtunë që me siguri do të jetë e mbushur me sfida tërheqëse.

Por thuhet se kampioni aktual i peshës së lehtë Khabib Nurmagomedov nuk do të marrë pjesë, pasi ai po ruhet për një sfidë më fitimprurëse, me shumë mundësi në Madison Square Garden.

Kërkesa e tifozëve për një event të UFC në Rusi ka qenë e madhe, dhe tashmë edhe Ultimate Fighting Championship e ka kuptuar potencialin e tregut rus, dhe mesa duket kanë gjetur kohën e përsosur për të zhvilluar një mbrëmje lufte.

Planet e transmetimit nuk janë zbuluar akoma. Po ashtu as sfidat e mbrëmjes nuk janë konfirmuar, pritet që në muajt e ardhshëm të merret vesh më shumë.

Related posts

LIVE/ Derbi i Kryeqytetit: Mbyllet ndeshja Tirana-Partizani në “Air Albania”. Rezultati 0-0

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ De Biasi injekton shpirtin e garës, ylli azer e lë në baltë (VIDEO)

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E JUVENTUS/ Ky klub i Serie A është i duhuri për Higuain

Delo.autor

Leave a Comment