Futboll Sport

Milani “BLINDON” Cutrone, Donnarumma rrugës për tek Liverpool

Askush nuk e priste, por në korrik të 2017-së në një miqësore kundër Bayern Munchen ai siguroi jo vetëm qëndrimin tek Milani, por edhe zemrat e tifozëve kuqezi.

Bëhet fjalë për talentin 20-vjeçar të Milanit, Patrick Cutrone, i cili gjatë këtij sezoni ka shpëtuar jo pak herë nderin e kuqezinjve, duke u kthyer në një idhull për tifozët e kësaj skuadre.

Sipas La Gazzetta dello Sport në këtë fund sezoni talenti italian do të firmosë një kontratë të vlefshme deri më 2023-shin, por ende nuk dihen detaje rreth kësaj kontrate.

Por teksa për Cutrone dashuria e tifozëve kuqezi ka ardhur gjithnjë duke u shtuar, e kundërta ka ndodhur me gardianin Gianluigi Donnarumma, i cili filloi të thyente zemrat e tyre që me kërkesat për largim nga agjenti i tij Mino Raiola një vit më parë.

E pas refuzimit që tifozët i bënë pas ndeshjes me Atalantën, e ardhmja e Donnarummas, vështirë se do të jetë me fanelën kuqezi.

Ofertat për 19-vjeçarin nuk kanë të munguar, por drejtuesit e Milanit synojnë të përfitojnë sa më tepër nga ky transfermim, duke zhvilluar takime me të gjitha palët e interesuara.

E më i fundit, sipas Tuttosport, ekipi që interesohet është Liverpool, trajneri i së cilës, Jurgen Klopp, ka zhvilluar një takim me agjentin e lojtarit, për të marrë më tepër informacioni rreth tij, e për të parë sa e mundshme është që Donnarumma të “heqë” shiritat e zinj, e të bëhet vetëm i kuq.

Related posts

RISIA E MADHE E KOMBËTARES/ Stavro Pilo reagon për herë të parë pas ndeshjeve: I uritur për çfarë po vjen

F.autor

Pogba ka një ëndërr, të luajë me këtë lojtar

Sadik.Autor

“DUAM TA RIFILLOJMË UDHËTIMIN…”/ Calhanoglu: Jemi shumë të karikuar. Scaroni: Ja çfarë pres nga sezoni i ri

Delo.autor

Leave a Comment