Futboll Të tjera

Ndodh në Itali: heq këpucët dhe godet gjyqtarin! Pezullohet

Ashtu si edhe në Shqipëri, gjyqtari rrezikohet gjithmonë kur drejton ndeshje në kategoritë inferiore. Një episod kurioz ka ndodhur në fakt në Itali: Salvatore Moccia, futbollist i kategorisë së tretë, i cili luan te Olympia në provincën e Pavias, është pezulluar për gjashtë javë nga Komisioni Disiplinor, pasi gjatë një ndeshjeje hoqi këpucët dhe ia hodhi gjyqtarit të takimit.

Për fat të mirë këpucët nuk e goditën gjyqtarin, por lojtari është akuzuar edhe për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, ndonëse nuk ia arriti qëllimit. Për italianët është një dënim i rrallë pezullimi prej 6 ndeshjesh, në një kohë që në Shqipëri vendime të tilla janë krejt të zakonshme në kategoritë inferiore dhe nuk mungojnë asnjëherë.

Related posts

U largua me lot në sy/ Marselo ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe…(VIDEO)

Isa.Autor

SHQIPERIA PERBALLET ME RUSINE/ Njihuni me rivalët e kuqezinjve në Ligën e Kombeve

F.autor

MILAN NË KRIZË TË THELLË/ 9 gola në 9 javë, sulmi i “DJALLIT” kurrë më keq se kaq prej…

Delo.autor

Leave a Comment