Futboll Seria A Sport

Milani nuk trembet nga UEFA, Fassone premton 2-3 blerje

Menjëherë pas mbledhjes së bordit drejtues të Milanit, administratori Marco Fassone provoi të qetësonte tifozët dhe garantoi se projekti i klubit do të vazhdojë pavarësisht masave që priten nga UEFA.Drejtuesi kuqezi premtoi se përforcimet e pritura në merkato nuk do të mungojnë. Madje, ai theksoi se pronarët e klubit do të rrisin kapitalin, jo me 20 por me 40 milionë euro.

“Pavarësisht shqetësimit për përjashtimin nga Europa League, skuadra do të përfoprcohet me blerje të reja. Do të vijnë 2 ose 3 lojtarë. Çështjen e çmimit dhe shpenzimeve në merkato do ti vlerësojmë më vonë, por ky problem nuk do të ndikojë”, deklaroi Fassone .

Administratori i klubit kuqezi qetësoi ambientin, duke njoftuar se me Milanin që ka ndërmend të afroojë emra të rinj në merkato, nuk do të ketë as largim në masë të lojtarëve aktualë.Sipas tij, nëse frika e përjashtimit nga Kupat e Europës do të realizohet, klubi po studion mënyrën si mund të ndryshojë strategjitë ekonomike në merkato, por tifozët nuk duhet të shqetësohen për asgjë.

Drejtuesit e Milanit kanë përgatitur edhe argumenta të rinj për të futur bilancet në parametrat e fair play-t financiar të kërkuar nga UEFA dhe klubi do të punojë për të treguar garancitë dhe siguritë ekonomike për të ardhmen.

Related posts

Nis “ankandi” për Arthur, por Gremio kërkon 50 milionë euro!!!

Q.Autor

Massimo Moratti ka ‘çuar në peshë’ tifozët e Interit me këtë deklaratë

Sadik.Autor

KA HUMBUR KOMBËTAREN/ Bën gjithçka për ekipin e ri: MAVRAJ “imiton” RAMOSIN në Greqi

Isa.Autor

Leave a Comment