Futboll Sport

Miliona nga Flamurtari edhe dhuratë për tifozët

POSTIMI I FLAMURTARIT
E shtunë, datë 19 Maj 2018, ora 16:00, në stadiumin “Flamurtari” Vlorë
Kategoria Superiore – Java 35
Flamurtari F.C vs FK Partizani
HYRJA FALAS

NDESHJET E TJERA – Veç përballjes mes Flamurtarit dhe Partizanit, luhen edhe katër përballje të tjera dhe vëmendja kryesore është në Kamzë, aty ku vendasit presin skuadrën e Laçit. Nga ai takim mund të përcaktohet edhe se kush do të qëndrojë në Superiore. Nëse Kamza fiton, si dhe duke parë që Teutës i mjafton një barazim dhe Lushnjën e vendit të fundit, Vllaznia mund të jetë klubi që e pëson dhe bie në Kategorinë e Parë.

Por edhe Laçit i duhet  të fitojë për të ruajtur vendin e katërt në klasifikim. Kurbinasit janë të motivuar maksimalisht për të dalë me sukses nga kjo transfertë. Në Shkodër Vllaznia pret Kukësin dhe i duhet të fitojë të paktën me dy gola. Verilindorët shkojnë në këtë takim pa sulmuesin kryesor Sindrit Guri, i cili ndodhet në Belgjikë dhe pritet të nënshkruajë kontratën me KV Oostende, pas marrëveshjes mes klubeve. Në Gjirokastër luhet një tjetër takim ku pritet të mos mungojnë golat. Luftëtari është pranë arritjes së objektivit Europë dhe mund ta bëjë që në sfidën me Skënderbeun, që nuk është se ka ndonjë objektiv, përveçse të nxjerrë golashënues sulmuesin Ali Soue. Në Durrës Teuta do tentojë të fitojë me Lushnjën e vendit të fundit dhe më pas të gjithë do e kenë mendjen te pushimet…

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 35
E SHTUNË, MË 19 MAJ 2018, ORA 16:00

Kamza–Laçi
Luftëtari-Skënderbeu
Vllaznia-Kukësi
Flamurtari-Partizani
Teuta-Lushnja

RENDITJA: Skënderbeu 72 pikë, Kukësi 62 pikë, Luftëtari 53 pikë, Laçi 50 pikë, Partizani 50 pikë, Flamurtari 45 pikë, Kamza 43 pikë, Teuta 43 pikë, Vllaznia 38 pikë, Lushnja 11 pikë

Related posts

Valverde: Jam shumë i zemëruar, duhej ta mbyllnim pa asnjë humbje

Sadik.Autor

TRANSFERUAN KEITAN/ INTERIT i TREMBEN të gjithë me këtë SUPER formacion

Isa.Autor

Trajneri i ri i Kamzës vjen nesër, prezantohet në zyrat e bashkisë

Sadik.Autor

Leave a Comment