Futboll Seria A Sport

SHERRI ME AGNELLI-N PAS ELIMINIMIT NË COPPA ITALIA/ Conte kërkon falje: Reagova në mënyrë të gabuar

Pas eliminimit të hidhur nga Kupa e Italisë, Interi kthehet të përqendrohet në kampionat, e vetmja garë në të cilën është ende në lojë. “All-in” për Antonio Conte, i cili do të sfidojë Lazio në “San Siro”, nesër në mbrëmje. Trajneri zikaltër bëri prgnozën e ndeshjes në një konferencë për shtyp:

Unë mendoj se është e drejtë të sqarojmë episodin që ndodhi në stadiumin e Juventusit. Të gjithë e kanë parë dhe dëgjuar të vërtetën, kjo është e rëndësishme për mua. Ne mund të jemi futbollistë, trajnerë ose presidentë, por mbi të gjitha jemi modele edukuese. E kujtoj atë moment për të kërkuar falje, unë reagova ndaj fyerjeve në mënyrë të gabuar. Mund ta kisha bërë në një mënyrë tjetër, mbase duke ngritur gishtin e madh në vend të gishtit të mesit. Fyerjet nuk janë gjithsesi një faktor lehtësues, unë duhet të isha sjellë ndryshe”.

Mbi ndeshjen e nesërme, trajneri zikaltër shtoi: “Lazio është një realitet i konsoliduar i Serie A, po bën mirë dhe ka një identitet shumë specifik. Jo vetëm që ka cilësi, por edhe fizik. Një ndeshje e rëndësishme kundër një ekipi të fortë na pret. Do të jetë një provë e mirë për ne, duhet ta përgatisim veten, sepse do të jetë e vështirë dhe stimuluese në të njëjtën kohë.

Romelu nuk po mendon për diçka, që nuk ka të bëjë me futbollin. Ai e di se është i rëndësishëm për ne, i gjithë ekipi po mbështetet tek ai. Vidal nuk është në dispozicion, vazhdon të ketë probleme dhe nuk është stërvitur. Unë nuk e di nëse do të kthehet për ndeshjen tjetër. Arturo duhet të rikuperojë gjendjen e tij më të mirë.

Në çdo ndeshje krijojmë shumë situata për të shënuar gola dhe kjo është pozitive. Duke realizuar më shumë shmangim zhgënjimet. Nëse nuk shënoni, e gjeni veten jashtë garave, siç ka ndodhur në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Italisë. Ajo që ndodhi në të kaluarën nuk më shqetëson mua, mendoj për atë që kemi bërë në një vit e gjysmë të menaxhimit tim.

Në këtë periudhë, Interi është rritur dhe ka fituar besueshmëri në Itali dhe Europë. Ne nuk jemi ende atje ku duhet, por po punojmë për këtë. Vetëm një budalla nuk e sheh progresin e bërë në një vit e gjysmë. Rruga nuk është ende e plotë, ne duhet të vazhdojmë të rritemi nga të gjitha pikëpamjet, duke shtuar cilësi dhe duke përmirësuar situatën”.

Related posts

CR7 DHE “USHTRIA” E TIJ/ Legjenda Ferdinand tregon si u befasua kur shkoi në shtëpinë e Ronaldo-s

Delo.autor

Merkato e janarit/ Tifozët e Real Madridit zgjedhin sulmuesin që duhet të blejë presidenti Perez

Q.Autor

2 skedinat e ekspertit: Ja si dalin Juventusi e Milani dhe ndeshjet në kampionatin spanjoll (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment