Futboll

“Mirënjohje e qytetit” për Bregun dhe Abazajn/ Por edhe një shpërblim financiar

Luftëtari festoi dje suksesin e tij më të madh në historinë e klubit, pjesëmarrjen në Europa League. Në një ceremoni të organizuar në pallatin e sportit, të gjithë futbollistët dhe drejtuesit janë përshëndetur me tifozët gjirokastritët mes emocionesh.

Ishte një ditë e veçantë për Kristal Abazajn dhe Dejvi Bregun, të cilët Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës i ka nderuar me çmimin “Mirënjohje e qytetit’. Të dy lojtarët kanë përfituar edhe një shpërblim simbolik prej një milion lekësh.

Bregu dhe Abazaj ishin dy nga protagonistët kryesorë të ekipit gjirokastrit sezonin e fundit. Abazaj ka firmosur për Anderlehtin në Blegjikë, kurse e ardhmja e Bregut për momentin është e lidhur me Skënderbeun.

Related posts

Prapaskenat/ Ronaldo refuzoi Junajtidin prej “Mout”: S’dua të përfundoj mbrojtës krahu

Isa.Autor

I përfundoi kontrata/ Ish- lojtari i Tiranës largohet nga Shkëndija e Tetovës

Sadik.Autor

FITORJA NDAJ MAN UNITED/ Klopp: Fabinho ka qenë i jashtëzakonshëm, luajti në…

Isa.Autor

Leave a Comment