Futboll La Liga Sport

“HAZARD E MBYLLI SEZONIN”/ Zidane: Vinicius apo Bale? Askush nuk është mbi askënd!

Zinedine Zidane doli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes, që Real Madridi do ta luajë nesër kundër Betis, në “Benito Villamarín”.

Betis – “Është një kundërshtar i komplikuar, shumë i mirë, edhe pse ka pasur probleme rezultative. Parashikoj një duel fizik, edhe taktikisht duhet të jemi shumë mirë”.

Përgjegjësia e pozicionit – “Përgjegjësi ka, por pasioni im ka qenë gjithmonë futbolli . Unë jetoj për atë që më pëlqen më shumë. Të jesh në këtë klub të shkëlqyeshëm është krenari, ndaj unë përfitoj nga çdo moment, edhe pse janë lojtarët, që shkruajnë historinë”.

Eder Sarabia – “Të gjithë bëjnë punën e tyre, ashtu si duan. Të gjithë përpiqen ta bëjnë atë ashtu siç duhet. Tensioni në futboll nuk mund të kontrollohet. Unë nuk do të them, nëse ai veproi mirë apo i keq (ndihmësi i Setien te Barcelona shpërtheu nga stoli ndaj Griezmann, në “El Clasico”, duke i thënë: shkofsh në ferr…) Gjithkush jeton e punon në mënyrën e vet”.

Vinicius apo Bale – “Askush nuk është mbi askënd. Unë u them lojtarëve të mi se të gjithë janë të rëndësishëm, ndaj duhet të jenë të përgatitur. Lojtarët duan të luajnë gjithmonë, por unë jam këtu për të marrë vendime”.

Rekomandimet për “Coronavirus” – “Po e përjetoj si të gjithë. Specialistët duhet të na tregojnë se çfarë duhet të bëjmë. Le t’u besojmë atyre, që dinë më shumë për këtë virus të frikshëm. Rekomandimet janë ato, që do t’i thonit fëmijës suaj: lani duart…”

Problemet me ekipet modeste – “Ne duam të japim gjithçka në fushë, por ndonjëherë nuk ia del. La Liga nuk ka ekipe të lehta”.

Marcelo rikuperoi – “Ka shumë fjalë për të, mirë dhe keq, por është mjaft i rëndësishëm në skuadrën tone. Jam i kënaqur për lojën që zhvilloi ndaj Barcelonës. Nëse jep gjithçka, cilësia e tij mbizotëron”.

Hazard – “Unë fola me të pas lëndimit dhe pas operacionit, është mirë. Ai u prek shumë pas dëmtimit, por është më mirë, sepse ndërhyrja shkoi shumë pozitivisht. Shpresojmë që të kthehet shpejt me ne, edhe pse nuk e di nëse do të ndodhë kjo parë përfundimit të sezonit”.

Ndeshjet pa tifozë, prej “Coronavirus” – “Kjo është mjaft negative, por virusi ndodhet këtu dhe shumë njerëz kanë frikë. Është mirë të kesh informacion nga mjekët. Nuk është mirë të luash pas dyerve të mbyllura, por po ndodh në Francë dhe në Itali. Mund të ndodhë edhe në Spanjë”.

Related posts

LIVE| Andorrë-Shqipëri, Start fantastik. Grezdës i mohohet një 11-metërsh i pastër

Delo.autor

Ish-i i Bobo Vierit: Burrat shfrytëzojnë pushtetin e paranë, gratë bukurinë

Isa.Autor

Dështimi i Dybala me Kombëtaren, Sampaoli zbulon arsyen

Sadik.Autor

Leave a Comment