Futboll La Liga Sport

Momenti emocionues kur Iniesta mes lotësh jep lamtumirën në “Camp Nou”(VIDEO)

Andres Iniesta ka shpërthyer në lot gjatë fjalimit lamtumirës në Camp Nou, pas lojës së fundit me Barcelonën.

“Është ditë shumë e vështirë, kanë qenë 22 vite të mrekullueshme. Ishte kënaqësi dhe jam krenar që kam mbrojtur këtë stemë, që për mua, është më i miri në botë”, tha Iniesta, që ka debutuar në 2002.

“Faleminderit gjithë shokëve të skuadrës. Do të më mungoni shumë. Faleminderit tifozëve, për gjithë dashurinë tuaj, çdo gjë që keni bërë që të ndihem mirë që kur erdha këtu si fëmijë, po largohem si burrë. Gjithmonë do të jeni në zemrën time”.

“Rroftë Barça, rroftë Katalunia dhe rroftë Fuentealbilla (vendlindja)”, theksoi mes tjerash Iniesta.

Related posts

REAL MADRID KËRKON “TOPIN E ARTË”/ Dëshiron Rodrin në ekip

F.autor

PRITET TË LARGOHET NË VERË/ Futbollisti i Barcelonës refuzon milionat nga Kina, dëshiron kalimin tek Inter

Delo.autor

U PREZANTUA NË “CAMP NOU” PA TIFOZË/ Griezmann: Kënaqësi të luash përkrah… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment