Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Hapen dyert, 100 mijë tifozë për garën e lamtumirës të “Doktor” Rossi

Për garën e fundit të këtij sezonit në MotoGP, atë që do të zhvillohet në pistën e Valencia më 14 nëntor, pritet që organizatorët të hapin 100% dyert për publikun. Kjo do të jetë edhe gara e fundit në karrierë për pilotin italian Valentino Rossi.

Pritet që masa anti-Covid të lehtësohen edhe më shumë gjatë dy muajve në vijim në Spanjë. Aktualisht lejohet vetëm 50% e publikut në eventet sportive, por nga 1 tetori ky numër do të shkojë në 75% dhe nga 1 nëntori në 100%.

Çka do të thotë që prë garën e Valencia priten rreth 100 mijë shikues të pranishëm, shumë prej të cilëve do të vijnë për të përshëndetur piloti italian, 9 herë kampionin e botës në garat e motoçiklizmit.

Related posts

EUROPIANI U-21/ Gjermania “dramatike”, mposht Rumaninë dhe siguron finalen (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Trajneri i gjuan me shpullë, reagimi i lojtarit do t’ju çudisë

Q.Autor

BEFASON BARCELONA/ “Jashtëtokësori” mbetet imazhi kryesor i fanellave të reja

Delo.autor

Leave a Comment