Moto GP Sport

MotoGP/ E çuditshme, por Rossi kërkon të kthehet pas në kohë

Valentino Rossi në një intervistë për Motorcycle News ka folur për karrierën e tij, në vigjilje të Çmimit të Madh në Europë ku do të garojë në një nga pistat e tij të preferuara. Rossi është ndalur te gjendja e tij mendore, ku kërkon kthim pas në kohë, pasi sipas tij do të kishte mundësi të bënte ndryshe.

“Nëse do të kisha këtë mendje që kam sot kur isha 25 vjeç, do të kisha fituar më shumë. Isha superior ndaj rivalëve të mi, por edhe njerëzor. Kam jetuar në mënyrën më të relaksuar se pilotët e tjerë dhe nuk pengohem për këtë. Kur ta mbyll me garimet do të ndodhë sepse nuk do të kem arritur mjaftueshëm në MotoGP dhe ndoshta pas 24 vitesh do të jetë kështu”.

Rossi më tej ka vijuar duke shpjeguar se cili është motivimi që e nxit atë që të vijojë të garojë edhe në moshën 40 vjeç. “Në fund garoj për atë kënaqësi që merr pas një fitoreje, apo pas një gare të bukur. Kjo ndjenjë që zgjat për një gjysmë dite është arsyeja pse ende jam këtu. Mendoj edhe për gjërat e tjera, të fitoj tituj dhe gara, por në fund mbeten vetëm numra. E rëndësishme është ndjesia”.

Mbi raportin me tifozët, “Doktori” shtoi: “Përherë kam pasur shumë tifozë, por që kur jam kthyer te Yamaha, dhe në veçanti pas asaj që ndodhi në vitin 2015, ndjeshmëria ka ndryshuar. Është sikur të bëhem një ikonë, një hero në sport. Në fillim isha një pilot i zoti, por tani diçka ndryshe”, përfundoi Valentino Rossi, i cili edhe pse është në moshë të madhe, nuk njeh lodhje në këtë sport që e ka nisur qysh në fëmijëri.

Related posts

E BUJSHME NGA NIGERIA/ Ish-ylli i Skënderbeut mund të veshë fanellën e Kombëtares…

Delo.autor

MILAN-LIVERPOOL/ Pioli i beson nga minuta e parë Messias, Klopp me ndryshime (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PËRKEQËSOHET SITUATA PËR SARRIN/ Milani nuk është gati të investojë në merkato për…

Isa.Autor

Leave a Comment