Futboll Premier League Sport

Mourinho: Joao Mario te Unitedi? Pse jo, më pëlqen shumë

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka lavdëruar mesfushorin në pronësi të Interit, Joao Mario, dhe është përgjigjur “pse jo”, kur u pyet për një lëvizje të tij në Old Trafford. Mesfushori portugez është në huazim të thjeshtë në West Ham United, por nuk ka asnjë klauzolë blerjeje në marrëveshjen e tij.

Nuk është ende e qartë nëse anglezët do të nënshkruajnë me atë plotësisht, por Joao Mario pëlqehet shumë nga Mourinho, i cili ka folur fjalë të mira për të. “Dua që ai të qëndrojë në Angli, do të ishte më mirë për të”, ka thënë fillimisht Mourinho për mediumin portugez Record.

“Ai ka filluar një proces të mirë dhe do të ishte mirë për ta përfunduar atë. Është një proces përmes të cilit ai mund të vendosë veten në futbollin anglez”. “Qëndrimi në Ligën Premier do të ishte mirë për rritjen e tij”.

“Joao Mario në United? Pse jo! West Ham është një klub historik, i rëndësishëm që dëshiron të rritet. Joao duhej të përshtatet”.“Ai është dikush që mendon dhe vepron shpejt, ai po rikuperon intensitetin dhe agresivitetin, më pëlqen më shumë në çdo ndeshje”, përfundoi portugezi.

Related posts

PËSOI ATAK KARDIAK DHE QËNDROI 42 ORË NË KOMA/ Historia e ish-lojtarit të Romës, e mbylli me futbollin në moshën 33-vjeçare

Delo.autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Vllaznia mposht Laçin falë golit të Da Silva-s dhe ngjitet në vendin e tretë

Delo.autor

Ronaldinho: Messi, më i mirë se Ronaldo. Dua të luaj me të edhe një herë tjetër!

Sadik.Autor

Leave a Comment