Futboll Sport

Papu Gomez: Aguerro mbylle gojën, nuk doja të dëmtoja Biglia-n…

Pas shumë polemikash dhe komentesh të mbushura me helm, Papu Gomez del haptazi dhe flet për faullin e ashpër të shkaktuar ndaj Biglia në ndeshjen Atalanta-Milan, që ka ngjallur shumë debat në Argjentinë.

Me qëllim apo jo, veprimi i lojtarit të Atalanta ka ngjallur dyshime, por Gomez dëshiron të saktësojë: “Tani jam mërzitur dhe nuk kam më durim. Ata që thonë se unë dëmtova Biglia sepse kisha inat që nuk isha në listën e Argjentinës le të ma thonë të sy dhe mos përdorin lojëra fjalësh. Cili e mendon diçka të tillë nuk më njeh dhe thotë gjëra false. U lodha me këtë diskutim. Ishte thjesht një episod i pafat mes dy argjentinasve. Unë i kam kërkuar falje Biglia, edhe pse nuk isha i detyruar sepse ai e di mirë se të dy kërkonim topin. Aguerro duhet të mbyllë gojën dhe të merret me veten e tij.”

Sergio Aguero ka qenë mes atyre që ka sulmuar ashpër Gomez duke thënë: “Po të ma kishte bërë mua diçka të tillë do ta kisha pritur në tunel për ta sqaruar. Biglia po riaftësohej në kohë dhe do të ishte i rëndësishëm për Argjentinën. Më vjen keq për pabesinë që i ndodhi.”

Gjithsesi, Aguero dhe Biglia janë në listën provizore të trajnerit të Argjentinës, Jorge Sampaoli, i cili ka marrë 35 futbollistë nga të cilët do të zgjedhë 23 lojtarët për në “Rusi 2018”.

Related posts

NGA ICARDI TEK JUVENTUSI/ Radja Nainggolan “THUMBON”: Kurrë nuk kam pasur interes për…

Delo.autor

Liverpool-Everton, derbi që “ndez” Kupën e Anglisë

Q.Autor

E BUJSHME/ De Laurentiis kënaq Ancelottin, “dopio” blerje për Napolin

Isa.Autor

Leave a Comment