Futboll Premier League Sport

Mourinho vlerëson Ronaldon: Me të, gjithçka është e mundur në futboll!

Marrëdhëniet mes Jose Mourinhos dhe Cristiano Ronaldo, pas eksperiencës së përbashkët te Real Madridi, kanë pasur ulje-ngritjet e tyre. Megjithatë, kur janë pyetur për njëri-tjetrin, konsiderata dhe vlerësimi ka qenë reciprok. Të paktën publikisht.

Trajneri i Manchester United ka vlerësuar mundësitë e kombëtares së së Portugalisë (të atdheut të tij) në Botërorin e kësaj vere në Rusi, në varësi edhe të pranisë së Cristiano Ronaldos. “Portugalia ka një ekip interesant. Pa Cristiano, suksesi do të ishte i pamundur, por me të, asgjë nuk është e pamundur”, – tha trajneri i Manchester United në “ESPN Brasil”.

Portugezi përdori një argument të ngjashëm me duetin Leo Messi-Argjentina: “Ekipi i Argjentinës nuk do të merrej në konsideratë pa Messin, por ajo kombëtare është një nga favoritët e këtij Botërori”. Mourinho, gjithashtu, analizoi kombëtare të tjera, si Brazili:

“Më pëlqen shumë struktura themelore e Brazilit, taktikat dhe mentaliteti i tij. Ka një përzierje mes talentit natyror brazilian, me një qasje serioze, fizike dhe taktike. Është një ekip i aftë për të mbrojtur mirë, duke pësuar pak gola, me një mesfushë solide dhe kreative.

Dhe pastaj me Willian, Neymar, Philippe Coutinho dhe Gabriel Jesus…, Brazili është në gjendje të shënojë shumë. Të gjithë këta lojtarë kanë cilësi të jashtëzakonshme”.

Related posts

DËSHMIA E RREMË/ “Ylli” i Liverpoolit në telashe, rrezikon PESË VJET BURG

Isa.Autor

U MBYLL MERKATOJA E DIMRIT/ Ja të gjitha lëvizjet e bëra nga klubet e Serie A

Delo.autor

Mascherano i FRIKSON të gjithë: Ju tregoj gjendjen e RËNDUAR të Messit

Isa.Autor

Leave a Comment