Bundesliga Futboll Sport

Müller i tregon bavarezëve si të harrojnë zhgënjimin nga Champions

Thomas Müller mori pak minuta gjatë një aktiviteti bamirësie për të diskutuar me “SportBild” zhgënjimin e fundit të Bayern Munchen në Champions League. Ai theksoi se skuadra duhet të shohë përpara për një fund të lumtur për ta mbyllur sezonin me dopietë. “Kur mendon më pas, nuk të vjen mirë, por ne duhet të vazhdojmë. Shpresoj që pas dy ditëve të fundit ne do të fokusohemi në finalen e kupës (nuk ishin në stërvitje dy ditët e fundit). Ky është fokusi ynë kryesor. Ne duam të përdorim ndeshjen kundër Shtutgart për të qenë gati për finalen”, tha Müller.

Motivimi pas eliminimit të tmerrshëm nga Real Madridi – “Kupa na motivon absolutisht. Natyrisht, e dimë se po përpiqemi për diçka më të madhe dhe se është e mundur. Pa dyshim finalja e kupës nuk është maksimumi që mund të arrini në një sezon, por është shumë e rëndësishme për mbylljen e sezonit tonë. Ne duam të kthehemi në shtëpi me një tjetër trofe dhe të festojmë me tifozët tanë. Sidomos prej faktit që nuk e morëm kupën në sezonin e kaluar. Nëse ju bëni një krahasim me renditjen botërore të tenisit, ne kemi ende pikë për të marrë atje”.

Zhgënjimi në Champions – “Është një fije e përbashkët që kalon përmes [daljeve të Bayern nga Champions League]. Sigurisht, nuk ishte gjithnjë 100% e ngushtë; kundër Reali [në 2014] dhe Barcelonës [në 2015]. Ne u eliminuam ligjërisht, jo nga fati i keq. Gjithsesi gjithmonë duhet të përpiqesh të kthehesh në formën më të mirë. Këtë herë, megjithatë, ishte aq komplekse sa nuk ka ndonjë pikë të qartë për ta filluar. Gabimet individuale dhe vendimet e arbitrit nuk ishin gjithmonë në favorin tonë. Pavarësisht nga kjo, nuk ishte për shkak të përpjekjes dhe cilësisë së lojës sonë. Rrjedhimisht është e vështirë të bëjmë një analizë të dukshme”.

Veprimtaria e bamirësisë ishte të mbështeste “YouthWings”, e cila ndihmon fëmijët dhe adoleshentët në mes moshave 12 dhe 21 vjeç, të cilët po mbajnë zi për humbjen e një anëtari të familjes, të afërm ose të një kujdestari tjetër të rëndësishëm.

Related posts

SHPALLET KAMPION BOTE/ “Knockout” që në raundin e dytë, luftëtari i UFC-së hyn në histori si…

Delo.autor

LIVERPOOL-BURNLEY/ “Të Kuqtë” thellojnë shifrat, shënon Mane

Delo.autor

DËMTIMI I “YJEVE” TË KOMBËTAREVE/ Norvegjia e mallkuar, Flick humbet “vogëlushin e artë”

F.autor

Leave a Comment