Futboll Sport

Ndeshja e lamtumirës së Pirlos: Do të jetë një paradë yjesh

“Nata e mjeshtrit” do të jetë një paradë yjesh, ku në pankinë do të jenë disa nga trajnerët më të mirë të futbollit italian. Trajnerë që duhet të drejtojnë të dyja skuadrat, ku në fakt do të jenë trajnerë të rëndësishëm dhe që kanë fituar shumë trofe, si: Massimiliano Allegri, Carlo Ancelotti, Antonio Conte, Roberto Donadoni dhe Mauro Tassoti. Pesë trajnerë që do të ulenë në një pankinë në “San Siro” më 21 maj me rastin e ndeshjes së lamtumirës së Andrea Pirlo-s.

Në listën e të thirrurve bëjnë pjesë kampionë që kanë shoqëruar Pirlo-n në 20 vitet e karrierës së tij, të cilët e kanë ndihmuar që të fitojë një Botëror, 2 herë Champions League, 6 kampionat, një Botëror për Klube, dy Superkupa të Europës, tre Superkupa të Italisë dhe dy Kupa të Italisë.

Portierë: Christian Abbiati, Gianluigi Buffon, Nelson Dida dhe Marco Storari. Në mbrojtje: Daniele Adani, Andrea Barzagli, Daniele Bonera, Leonardo Bonucci, Marcos Cafu, Fabio Cannavaro, Giorgio Chiellini, Billy Costacurta, Giuseppe Favalli, Ciro Ferrara, Fabio Grosso, Marek Jankulovski, Kahka Kaladze, Stephan Lichtsteiner, Paolo Maldini, Marco Materazzi, Alessandro Nesta, Massimo Oddo, Serginho, Dario Simic dhe Gianluca Zambrotta.

Mesfushorë: Demetrio Albertini, Massimo Ambrosini, Roberto Baronio, Cristian Brocchi, Mauro German Camoranesi, Daniele De Rossi, Alessandro Diamanti, Aimo Diana, Gennaro Gattuso, Frank Lampard, Leonardo, Claudio Marchisio, Simone Pepe, Simone Perrotta, Manuel Rui Costa, Clarence Seedorf, Marco Verratti.

Sulmues: Marco Borriello, Antonio Cassano, Hernan Crespo, Alessandro Del Piero, Alberto Gilardino, Vincenzo Iaquinta, Filippo Inzaghi, Alessandro Matri, Alexandre Pato, Fabio Quagliarella, Ronaldinho, Ronaldo, Andriy Shevchenko, Luca Toni, Francesco Totti, Nicola Ventola dhe Christian Vieri.

Related posts

BARCELONA HEDH SYTE TEK LACIO/ Braida ndjek nga afër futbollistin SAVIÇ

Isa.Autor

NGA KATEGORIA E PARË TEK SUPERIORE/ Episodet e shëmtuara në futbollin shqiptar për 2021

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË MERKATON E VERËS/ Manchester City gati 80 milionë për yllin “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment