Seria A Sport

Napoli zgjedh ngërçin politik në Itali formon “qeverinë” me lojtarët/ Hysaj nuk merr asnjë ministri

Napoli hyn në fushë në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin politik në Itali. Prej disa muajsh, Italia nuk po zgjedh dot kabinetin e Qeverisë së re, përtej negociatave mes partive fituese në zgjedhje.

Klubi i Napolit ka dashur të ironizojë disi me këtë situatë, duke vënë në zbatim një ide gjeniale, komike dhe shumë të goditur për vetë fantazinë e lartë në realizim.

Përmes një postimi në Twitter, klubi i Napolit ka prezantuar anëtarët e qeverisë, sipas idesë së vet, të përbërë nga 9 ministrat, të cilët nuk janë politikanë, por futbollistë të Napolit.

“Skuadra e ministrave e ëndrrave tona”, shkruhet në postimin e klubit të Napolit në faqen zyrtare në Twitter, duke paraqitur 9 futbollistët përkatës, të cilëve iu ka gjetur edhe ministrinë ekzakte që iu përshtatet.

Kështu, Koylibaly është Ministri i “Goditjes me kokë”, Insigne është Ministri i “Goditjes nga distanca”, Mertens, Ministri i “Krosimeve”, Callehon, Ministri i “Jashtëm”, Allan, Ministri i “Brendshëm”, Milik , Ministri i “Golit”, Hamsik, Ministri i “Rekordit”, Jorginho, Ministri i “Regjisë” dhe Albiol është Ministri i “Mbrojtjes”.

Çuditërisht, në këtë “listë” mungon Hysaj, i cili ka qenë protagonist në këtë sezon me Napolin. Klubi napolitan e ka lënë pa “post ministror” mbrojtësin shqiptar, po ashtu si portieri Reina që u largua te Milani dhe Zielinski, që gjithashtu nuk është “emëruar” në asnjë Ministri.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT/ Cole: Mou e transformoi Chelsea-n në një klub të tmerrshëm. Me Ancelotti-n kam pirë…

Delo.autor

STOLI I “DEMAVE” ËSHTË BOSH/ Jasir Asani bën propozimin e tij: Profesor, ti e di kush është Partizani

Delo.autor

WEST BROM-CHELSEA/ Lampard dënon Kepan, shiriti i kapitenit kalon tek afrimi i verës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment