Futboll Seria A Sport

Ndeshja deçizive e Interit për “Champions”, tifozët zikaltër “pushtojnë” San Siro-n

Të shtunën Interi do të luajë 1 nga 2 ndeshjet e fundit në kampionat kundër Sassuolo-s e cila do të përcaktojë shumë për fatet e zikaltërve që pretendojnë të arrijnë zonën “Champions”.

 

Për këtë takim delikat ziklatërit do të kenë edhe mbështetjen absolute të tifozëve, të cilët deri më tani kur duhen edhe 4 ditë nga ndeshja kanë blerë afro 55 mijë bileta, raporton “Gazzeta dello Sport”.

 

Kjo e përditshme sportive shkruan se deri të shtunën stadiumi me shumë mundësi do të jetë ‘sold out’, me dy tribunat në unazën e tretë pas portave të cilat janë të dënuara. Përllogaritet që numri i tifozëve në këtë ndeshje në mbështetje të Interit të jetë mbi 70 mijë persona.

Kujtojmë që Interi është skuadra që ka prezencën e më shumë tifozëve kur luan në shtëpi në “Seria A”, me një shifër të përafërt prej 58 mijë tifozësh. Së fundmi raportohet se zikaltërit janë e vetmja skuadër që këtë sezon në stadiumin e tyre ka patur mbi 1 mln tifozë.

Related posts

PAS 8 MINUTASH LOJË/ Lucas Moura dhuron spektakël dhe ndëshkon Wolves (VIDEO)

Delo.autor

NOTAT/ Serie A, Gjimshiti bën “bomberin”, Ndoj flirton me golin, fundjavë pozitive për legjionarët (FOTO)

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Gjest i veçantë i tifozëve të Liverpool, krijojnë donacion për blerjen e yllit të PSG-së (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment