Futboll Sport

Ndeshja me Skënderbeun, Gjyla: Luajmë lojën tonë, objektivi të rikthejmë tifozët në stadium

Një takim midis dy skajeve të klasifikimit do të jetë ai i “Roza Haxhia”, aty ku Lushnja pret kryesuesit e kampionatit Skënderbeun. Miqtë janë të dënuar për të fituar për shkak se vijnë pas dy disfata të njëpasnjëshme dhe një rezultat negativ në Lushnje do të vendoste në vështirësi pozitat e tyrë në rënditje.

Në prag të këtij takimi, mbrojtësi i Skënderbeut Fidan Aliti theksoi se numri i lartë i ndeshjeve të luajtura ka ndikuar tek organika e trajnerit Ilir Daja që në këto ndeshjet e fundit nuk është parë shumë e motivuar.

“Kur i bën 50-60 ndeshje në sezon është e vështirë për të motivuar veten por në fund të fundit motivimi është 100 % për të mbyllur kampionatin dhe pastaj për të luajtur finalen e Kupës nuk besoj se ka nevojë për të na motivuar njeri. Do të japin të gjithë 100 %. Trajneri do rezultatin nga lojtarët. Normal që ka pasur edhe kritika, por ky është futbolli edhe puna jonë është që të marrin rezultate pozitive. Jemi gati ta mbyllim kampionatin sa më shpejt, duke shpresuar tek fitorja nesër.

Në krahun tjetër tekniku i Lushnjës, Ilir Gjyla u ndal fillimisht tek mungesat që do të ketë në këtë përballje.

Me të vërtetë vijmë nga disa ndeshje të mira, por vijnë dhe me disa mangësi nga këto ndeshje. Nga ndeshja me Kukësin kemi mungesën e Sefa, Pepa dhe Premçi. Është një ndeshje e vështirë pasi Skënderbeu vjen nga dy humbje radhazi dhe do të përplaset tek ne. Unë shikoj kalendarin dhe e di që Korçës i duhet patjetër fitorja që të dal kampion. Jemi të përgatitur. Kemi bërë disa modifikime në formacion si rezultat i mungesave. Objektivi ynë është të luajmë mirë dhe të rikthejmë tifozët në stadium.”

Mbetet për tu parë nga cila anë do të qëndroj peshorja në ndeshjen e nesërme që është programuar për tu zhvilluar në orën 16:00.

Related posts

GREZDA TITULLAR/ Projektohet formacioni për Skocinë, ja kush e zëvendëson Hysajn dhe Bashën

Isa.Autor

Juventus, Allegri bën tifo për Inter dhe i frikësohet Real-it

Q.Autor

Milani është i interesuar për mesfushorin e Arsenalit

Q.Autor

Leave a Comment