Futboll Sport

Ndryshime në stafin e Kukësit, rikthehet një i njohur në pankinë

Ermal Nexhipi është emëruar trajneri i ri i portierëve të Kukësit. Ai do të zëvendësoj Gut Tafaj, i cili ka mbyllur marrëveshjen me verilindorët një javë përpara fundit të kampionatit. Mësohet se Tafaj do të niset drejt Amerikës dhe në vend të tij presidenti Safet Gjici ka emëruar Nexhipi, i cili është një njohje e vjetër e nënkampionëve të Shqipërisë.

Ish-trajneri i portierëve të Korabit, në fillim të sesonit ishte pjesë e stafit teknik të kryesuar nga Mladen Milinkoviç. Gjithsesi aventura e serbit me Kukësin nuk shkoi mirë, pasi ata dolën nga objektivat dhe brenda gjashtë muajsh ai u larguar sëbashku me stafin teknik për shkak të rezultateve të dobëta.

Nexhipi ka një eksperiencë të konsiderueshme, teksa më herët ka qenë pjesë edhe ekipeve si Tërbuni, Bylisi dhe Korabi. Nexhipi jo vetëm që ka licencën përkatëse, por ai mund të stërvisë edhe në klube europiane. Njihet për seriozitetin e tij në punë dhe portierët kanë qenë të gjithë të kënaqur me risinë që sjell në stërvitje, duke u azhornuar me të rejat e fundit të trajningut.

Tashmë stafi teknik i Kukësit është plotësuar, ndërsa ekipi ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League për edicion e ardhshëm. Verilindorët aktualisht pozicionohen në vend të dytë në kampionat dhe në rast se Skënderbeu nuk do të luajë në Champions League, prej dënimit të UEFA, kuksianët mund t’i zëvendësojnë.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Juventus mendon goditjen e bujshme, Roma mund t’i prishë planet

Delo.autor

CHAMPIONS/ Liverpool ndryshon melodi, Atletico Madrid mbetet jashtë. Napoli kryesues me të njëjtin “marsh”

F.autor

ALLEGRI JEP “DIVORCIN” ME JUVENTUS/ Mediat italiane zbulojnë klubin e ri, transferohet tek…

Delo.autor

Leave a Comment