Futboll Seria A Sport

“JAM SHUMË I LIDHUR ME GIGI-N”/ Giovinco në gjurmët e Buffon: Më intrigon shumë kthimi atje…

“I thashë Gigi (Buffon) se do të doja ende ta vishja fanellën e Parmës. Gjithashtu, sepse aty kam përjetuar një moment shumë të bukur në karrierën time. Më ngacmon shumë ideja e kthimit atje, e di që agjenti im ka folur me Ribalta, por nuk e di nëse jam pjesë e planeve të Iachini”. Kështu, Sebastian Giovinco, i intervistuar nga “Parmatoday”, hapi mundësinë e një rikthimi në klubin dukal, ku luajti nga viti 2010 deri më 2012. Atje regjistroi 60 ndeshje dhe 22 gola të shënuar.

“Serie B është një kampionat shumë i fortë dhe me nivel, – vazhdoi Giovinco, – vendoset gjithmonë në javët e fundit. Konkurrenca është shumë intensive dhe stimuluese. Buffon? Jam shumë i lidhur me Gigi dhe e di që më do te Parma. Ai është një njeri i madh, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Kemi folur së fundi dhe ishte shumë i emocionuar. Ai dëshiron ta kthejë Parmën në Serie A”.

Related posts

SPEKTAKËL në “freestyle”/ 85-VJEÇARI: Sfidoj MESSIN dhe RONALDON (VIDEO)

Isa.Autor

Çiklizëm/ Kjo është guida e Giro d’Italia për vitin 2018

Sadik.Autor

22 GOLA NË 23 TAKIME/ Leva “kalon” Messin që në start. Në radhë janë Suarez dhe Ronaldo

F.autor

Leave a Comment