Futboll Premier League Sport

Në Angli e duan të gjithë, Pulisic vendos për të ardhmen

Babai i Christian Pulisic ka hedhur poshtë thashethemet që djali i tij, ylli i Borussia Dortmundit do të transferohet në Premier League këtë verë. Mark Pulisic i dha këto deklarata kur u pyet nëse lojtari i kombëtares amerikane, do të transferohej drejt Liverpool-it në merkaton e ardhshme.

Ai gjithashtu zbuloi se 19-vjeçari ka qenë i kërkuar nga Tottenham dhe Manchester United, por tha se nuk ka asnjë të vertëtë në këto thashetheme.

Mark zbuloi: “Një herë do transferohet tek Tottenham. Javën tjetër tek Liverpool. Më vonë tek Man United. Është stresuese, ekipet e interesuara ndërrohen çdo javë, nuk kam asnjë ide. Sezoni sapo ka përfunduar, dhe ne do të ulemi të diskutojmë me Dortmund-in. Nuk e dimë nëse ka klube që janë të interesuara, por nuk ka asgjë konkrete. Tani për tani, Christian luan për Dortmundin dhe ai dëshiron të luajë përsëri aty, vitin e ardhshëm

Pulisic zhvilloi 42 ndeshje për Borussia Dortmund sezonin e kaluar, ku ka arritur të shënojë pesë herë – kurse me kombëtaren e SHBA, ka luajtur 21 ndeshje dhe ka shënuar 9 herë.

Related posts

Botërori i Atletikës, zhgënjen atletja Luiza Gega

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ MESSI apo RONALDO? Sulmuesi i Juventusit E TEPRON, ja kë zgjedh më të mirin

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Dramë në Azerbajxhan, penalltitë nderojnë Molde. Në Danimarkë nuk ka histori

Delo.autor

Leave a Comment