Futboll Sport

Ekipi kualifikohet në Champions, kërkon dyshen Bolt-Gilardino në sulm

La Fiorita, skuadra kampione e San Marino , por mendon për një goditje të dyfishtë të veçantë në sulm. Pasi ka fituar të drejtën për të marrë pjesën në raundin e parë eliminator të Champions League, klubi i ka bërë thirrje Usain Bolt në Tëitter, duke parë se xhamajkani ka një dëshirë të madhe për të luajtur futboll.

“I dashur Usain, – ka shkruar klubi në Twitter, – duam të luash me ekipin tonë në Champions. Pse jo? Duam të shkruajmë historinë! Puma (sponsori), ju çfarë mendoni?”.

Në pritje për të kuptuar nëse Bolt do ta pranojë apo jo ofertën, pasi ka marrë “po”-në e ish-mesfushorit Damiano Tommasi, i cili ka veshur fanellën e kësaj skuadre në raundet paraeliminatore të Europa League në të shkuarën, sipas “San Marino Rtv”, La Fiorita mësohet të ketë bërë një tentativë edhe për Alberto Gilardino-n, që sapo është liruar nga Spezia.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Norwich City-Manchester United. Rezultati 1-3

Delo.autor

Sprinti për Kupën e Botës, ja kush i ka shanset më të mëdha

Sadik.Autor

NUK ËSHTË NË PLANET E TRAJNERIT PIOL/ Drejt largimit në merkaton e janarit mesfushori…

Delo.autor

Leave a Comment