Futboll La Liga Sport

Neymar te Real Madridi? Ja përgjigjia “me spec” e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo iu është përgjigjur pyetjeve mbi transferimin e Neymar te Real Madridi, duke këmbëngulur se ai është i mësuar që klubi të jetë i lidhur me lojtarët më të mirë të botës. Siç u zbulua nga “Goal”, Neymar i ka thënë PSG-së se dëshiron të bëjë kalimin në Madrid, kësaj vere, edhe pse kampionët e Ligue 1 nuk do të lejojnë që ylli i tyre të largohet “pa luftë”.

Agjenti i Neymar, Pini Zahavi, u takua me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, më 13 maj. PSG do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbajtur Neymar, me brazilianin ndërkombëtar, që ka kontratë deri në vitin 2022.

Dhe Cristiano Ronaldo është pyetur për perspektivën e Neymar, që t’i bashkohet atij në “Bernabeu”. Portugezi ishte i etur për të theksuar se klubi ku bën pjesë lidhet gjithmonë me lojtarët më të mirë në qarkullim. “Në Madrid flitet vazhdimisht për transferimet, – tha CR7 për “El Chiringuito de Jugones”.

– Unë kam qenë këtu prej tetë vitesh dhe gjithmonë është folur për 50 lojtarë, që do të vijnë, por në fund askush nuk do të vinte. Që në shtator thuhet se do të vijnë shumë lojtarë dhe pastaj, në fund, ata që arrijnë në finale janë gjithmonë të njëjtët, më të mirët“.

Neymar ka qenë vazhdimisht i lidhur me një lëvizje te Real Madridi, pavarësisht se u bashkua me PSG-në verën e kaluar, për një shumë rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Related posts

KARTONI I KUQ NDAJ VALENCIAS/ Sot vendoset për dënimin e Cristiano Ronaldos

Isa.Autor

“NUK KA TALENT, HIQE IGLIN NGA FUTBOLLI”/ Isa Tare zbulon bisedën me Neptun Bajkon për ish-yllin e Kombëtares

Delo.autor

De Laurentis letër tifozëve: Do t’ju dhurojmë emocione të mëdha

Q.Autor

Leave a Comment