Futboll Seria A Sport

Juventusi në kërkim të pasuesit të Buffon, shënjestron portierin italian

Juventusi është në bisedime për të nënshkruar me Mattia Perin nga Genoa. Bardhezinjtë janë të gatshëm të paguajnë rreth 10 milionë euro për ta bërë të vetin portierin në fjalë. Një përforcim i tillë bëhet i domosdoshëm, pasi Gianluigi Buffon konfirmoi largimin në fund të sezonit dhe tani pritet të nënshkruajë me PSG.

Perin, 25 vjeç, ka qenë i lidhur me Juventusin kohët e fundit, pasi presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, zbuloi se kampionët e Seria A dhe Napoli kishin pyetur rreth tij. Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, këmbënguli javën e kaluar se skuadra e tij nuk kishte asnjë qasje për të, ndërkohë që hodhi poshtë zërat për goditjen e tmerrshme ndaj Milanit, marrjen e Gianluigi Donnarumma.

Megjithatë, gjigandët italianë po shpresojnë të joshin Perin, duke i ofruar një kontratë pesëvjeçare, që do ta shihte portierin duke marrë rreth 2.5 milionë euro për sezon. Perin ka deklaruar tashmë se është i hapur për një lëvizje këtë verë, pasi ka bërë përshtypje mjaft pozitive që kur debutoi në Genoa, në moshën 18-vjeçare.

“Nuk kam frikë të luaj në një klub të madh apo të rivalizoj për një vend me një portier të fortë, – tha ai kohët e fundit. – Kam ardhur në një pikë të karrierës time, kur dua të provoj veten dhe të dal nga zona e rehatisë. Tani mund ta bëj, sepse Genoa më ndihmoi të rritem dhe të zhvillohem”.

Related posts

Brightoni kthehet në lojë, shkurton rezultarin me golin e Solly March (VIDEO)

Isa.Autor

LUMË GOLASH/ Liverpool – PSG: Francezët ngushtojnë rezultatin (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Zhbllokohen shifrat, Krasniqi kalon në avantazh korçarët (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment