Futboll Sport

Kurbinasit gati për “provën” e parë, 47 ditë pa marrë pikë të plota

Laçi do presë sot në shëpi Skënderbeun për të luajtur takimin e javës së 32-të të kampionatit. Ndonëse ecuria e kurbinasve ka qenë pozitive, pasi aktualisht renditen në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit, përballja me korçarët për ta do të jetë një “finale” paraprake, nisur nga fakti që këto dy skuadra do përballen mes tyre në finalen e Kupës në datën 27maj.

Laçi ka fiks 47 ditë që nuk merr pikë të plota në një takim, saktësisht që nga data 18 mars, datë në të cilën mundën Kamzën me rezultatin 2-0, ndaj sot kurbinasit do zhvillojnë “provën” e parë ndaj korçarëve para finales së madhe.

Sigurisht që Laçi është me sytë nga vendi i katër, pasi kurbinasit duan me çdo kusht renditjen në këtë vend për vetë faktin se i çon autmotikisht në Kompeticionet e UEFA-s, sikurse parashikon rregullorja. Kjo gjë rrit kërkesën e vendasve sot për arritjen e një rezultati pozitiv, ndonëse në letra shihet si mision i vështirë.

Related posts

GOLI MË I BUKUR I SEZONIT/ Roveshata e Ronaldos për Juventusin drejt marrjes së “çmimit”

Sadik.Autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Nga huazimet tek afrimet, gati revolucioni tek Real Madrid (LISTA)

Delo.autor

BARCELONA-REAL MADRID/ Ancelotti: Ju tregoj si mund të fitohet një ndeshje “El Clasico”

Delo.autor

Leave a Comment