Futboll La Liga Sport

Nga fëmijë në “legjendë”, tifozët e Atletico respektojnë numrin 9, ai ia shpërblen me dy gola (VIDEO)

Ndeshja e fundit e sezonit për Atletico Madrid, barazuar 2-2 në shtëpi ndaj Eibar, ka qenë mjaft emocionuese dhe domethënëse, sepse ka qenë e fundit për idhullin vendas Fernando Torres, me skuadrën ku u rrit.

Sulmuesi me pseudonimin “El Nino” luajti për 12 vite me Atletico Madrid dhe më pas pati një përvojë në Premier League, por që nga viti 2016 është kthyer në “Wanda Metropolitano”, atje ku tifozët vendas e përshëndetën me një koreografi fantastike, duke përdorur edhe një lojë fjalësh prej mbiemrit të tij: “Nga fëmijë në legjendë!”

Nuk mund të kishte edhe përgjigje më të mirë nga Torres për këtë dashuri të treguar nga tifozët, pasi ishte ai që i shënoi të dyja golat për ekipin e Diego Simeone, përpara se të largohej mes lotëve.

Torres ka luajtur 320 ndeshje me Atletico Madrid dhe ka shënuar më shumë se çdo futbollist tjetër në historinë e këtij klubi, 107 gola. Trofeu i vetëm i fituar ishte Europa League, pas suksesit ndaj Marseille, pak ditë më parë.

https://www.youtube.com/watch?v=cvm3sNug2A4

Related posts

Ferrari e nxori nga pista, Luis Hamilton shpërthen në akuza (VIDEO)

Isa.Autor

Kane ‘prenoton’ numrin 10 tek Reali, Modric drejt largimit

Q.Autor

Messi nuk di të ndalet, gati të thyejë rekordin e Pele

Q.Autor

Leave a Comment