Futboll Seria A Sport

Nga Juventusi tek Juventusi/ Gatuzzo kërkon hakmarrje

Rino Gattuso paralajmëron Milan: “Nuk duhet të mendojmë për finalen kundër Juventus, përpara është ndeshja kundër Verona. Me siguri duhet të luajmë me mendjen të hapur dhe të qetë.” Në ndeshjen e fazës së parë në “Bentegodi”, Milan u mposht 3-0: “Ajo ndeshje na djeg ende, duhet të kemi dëshirën për hakmarrje…”

– Finalja e Kupës– Mendojmë në fillim për Veronën. Sigurisht që ajo ndaj bardhezinjve është një ndeshje shumë e rëndësishme, nuk mund ta mohoj. Por në fillim do të mendojmë për Verona, pastaj për Juventus.

– Por me çfarë mendimesh jeni në kokë?

– Nuk duhet të kemi frikë, por tani kundër Verona do të jemi të qetë, mundësisht me mendje të hapur dhe pa mendime.

– Si është gjendja e Milan?

– Nuk e harrojmë kurrë nga jemi nisur. Duhet të kuptojmë se cila është forca jonë dhe objektivat që kemi. Nuk duhet të mendojmë që jemi të lodhur, por për hakmarrjen e humbjes 3-0 ndaj Verona në fazën e parë.

– Si i motivoni?

– E thashë pas ndeshje kundër Bologna. Unë personalisht e mbaj mend ende humbjen e thellë në fazën e parë dhe më shqetëson ai kujtim sa herë të më vjen në mendje. Kemi mundësinë të nderqim diçka. Kemi humbur shumë pikë me ekipet e vogla. Kam parë përqendrim dhe ritëm në stërvitjet e fundit, me siguri na ka ndihmuar fitorja në Bolonjë.

– Në Kupat e Europës ka pasur shumë polemika me gjyqtarët. A duhet VAR në Champions?

– VAR funksionon dhe nuk e kuptoj arsyen përse nuk duhet përdorur në të gjitha veprimtaritë. Klubet luajnë për shumë gjëra gjatë një sezoni, përfshi edhe paratë. Nuk e kuptoj përse duhet gjyqtarët e zonës pasi shkencërisht është provuar se ajo është një zonë e errët, ku nuk shihet asgjë.

– A do të largohet Bonaventura?

– Jeni ju gazetarët që shkruani se ai do të largohet. Nuk ka ardhur kurrë të më thotë se dëshiron të largohet. Edhe klubi nuk më ka thënë asgjë. Faktikisht po diskutojmë për rinovimin. Për mua është i rëndësishëm, kam besim te ai dhe e kam aktivizuar gjithmonë.

– Si është Romagnoli?

– Eshtë stërvitur mirë. Mendoj se ndaj Juventus do të luajë, por është në dispozicion edhe për ndeshjen kundër Verona.

– Po Biglia?

– Sa mirë do ishte të ishin të gjithë si ai. Eshtë një profesionist i çmendur. Shtrëngon dhëmbët dhe i jep zemër shokëve. Faktikisht më vjen për të qeshur kur e shoh duke vrapuar, pak çalë sepse shpina i dhemb ende, por është një kampion i padiskutueshëm. Nuk do të luajë kundër Veronës sepse shpresoj ta kemi për disa minuta kundër Juves.

Related posts

Sanchez merr “7” te Manchester United, mbyll edhe derën e rikthimit të Ronaldos

Q.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Chelsea-Porto. Rezultati 0-1

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Flamurtari: Zhbllokohet sfida, Edon Hasani kalon në avantazh bardheblutë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment