Futboll La Liga Sport

Barça një hap para Realit në duelin për Neymar-in e vogël

Ka gjithmonë duele midis Realit dhe Barcelonës. Ndërsa “El Clasico” po afron (luhet më 6 maj), prej javësh klubet po luftojnë që të arrijnë akordin me një talent brazilian. Ai quhet Rodrygo Goes, është 17 vjeç dhe thërritet si Neymar-i i vogël. Pasi të dyja palët kanë studiuar mirë aftësitë e adoleshentit, kanë nisur nga puna që të sigurojnë shërbimet e tij. Pikë së pari duhet një akord dhe në vazhdim, kur futbollisti të mbushë 18 vjeç të firmoset kontrata si profesionist.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, përfaqësuesit e të riut u takuan me drejtuesit blaugrana në Barcelonë në fundjavë. Duket se katalanasit janë shumë afër arkondit përfundimtar. Pavarësisht se është 17 vjeç, Rodrygo luan rregullisht për ekipin e parë të Santos-it si në

Campeonato Brasileiro Serie A, e po ashtu edhe në Copa Libertadores. Ai ka shënuar 2 gola në 7 takime në të gjitha kompeticionet. Mesfushori i krahut me tipare sulmuese ndihet gati për një eksperiencë të re dhe ndihet mirë për interesimin e Barçës dhe të Realit.

Ai ka kontratë me Santos-in deri në 2020, ndërkohë që klauzola e shitjes shkon në 50 milionë euro. Por “Galaktikët” nuk kursehen kur bëhet fjalë për talente .Mjafton të kujtojmë faktin, që ata paguan 61 milionë euro për talentin tjetër brazilian, Vinicius Junior te klubi i Flamengo-s.

Barcelona ia ka bërë të qartë planin klubit dhe lojtarit. Ai do të jetë në pronë të tyre, por do të vazhdojë që të luajë për Santos-in edhe për 1 ose 2 vite, derisa të rritet si futbollist e të jetë gati për të luajtur për katalanasit.

Related posts

NGA OQEANI NË AUSTRALI DHE “ZBARKIMI” NË RINAS/ Trajneri italian kujton Laçin në vitin 2016… (FOTO)

F.autor

“KUNJA” PËR GUARDIOLËN/ Klopp: Një vit i madh për Anglinë, të gjithë prisnin Barcelona-City në finale

F.autor

NBA/ Lakers zhyten në merkato, gati 3 përforcime për të sfiduar Brooklyn

Delo.autor

Leave a Comment