Futboll Sport

Nga “llumi” te milionat, trajneri që zbuloi Neymar tregon… (FOTO)

Teksa ndiqte babain e tij duke luajtur futboll, Neymar u dallua nga Betinho pasi vraponte anash fushës lartë e poshtë. “Më la veçanërisht mbresa mënyra se si vraponte pa u munduar fare dhe me një koordinim perfekt”, do të thoshte më vonë Betinho. “Pastaj pashë prindërit e tij që ishin të gjatë dhe të dobët dhe kuptova se kishte parametra të mira biologjike”.

Betinho fillimisht e mori Neymar-in të luante në minifutboll, ku ai mund të shprehte aftësitë e tij teknike. Aty i mahniti të gjithë dhe Betinho njoftoi menjëherë Santos-in se duhet ta merrte në akademinë e vet. Fotot e rralla që ai zbuloi tregojnë si ka qenë braziliani në fillimet e karrierës së tij, por edhe të jetës së tij në qytezën Sao Vicente në shtetin e Sao Paulos ku edhe u rrit.

Kur Neymar iu bashkua Santos-it Betinho ishte aty për ta stërvitur dhe për ta ndihmuar të ngjitej në majën e futbollit botëror. Ai do të nënshkruante kontratën e tij të parë në moshën 12-vjeçare dhe do të debutonte kur ishte vetëm 17 vjeç. Pas vetëm një sezoni mbërriti oferta nga Barcelona në vitin 2013 dhe sezonin e kaluar, Paris SG pagoi 220 milionë Euro për të.

Por Betinho dhe me siguri i gjithë Brazili, nuk duan t’ia dijnë për këto shifra. Ata duan vetëm që Neymar të vrapojë si fmijë dhe të shënojë gola për t’I dhënë Seleçaos Botërorin e gjashtë.

Related posts

Delegacion nga UEFA për “Arenën Kombëtare”, ndjek nga afër punimet e stadiumit të ri (FOTO)

Q.Autor

U PUBLIKUA TOP 11-SHJA MË E MIRË E SEZONIT/ Befasia e madhe, UEFA lë jashtë formacionit N’Golo Kante

Delo.autor

E PABESUESHME/ Çudirat e “El Pibe de Oro”: Maradona braktis Bjellorusinë për…

Isa.Autor

Leave a Comment