Bundesliga Futboll Sport

Niko Kovac ka gati zëvendësuesin e Boateng

Zërat për largimin e Jerome Boateng shtohen gjithnjë e më shumë. Aq më tepër kur është vetë lojtari që deklaroi pak ditë më parë se nuk sheh si të pamundur kalimin në një kampionat tjetër që mund të ishte më joshës për të. E noshta ta Bayern duket se janë dorëzuar në një farë mënyre për humbjen e lojtarit dhe kanë nisur kështu “gjuetinë” për një zëvendësues.

Sigurisht që Niklas Süle tregoi se ishte një blerje e goditur verën e kaluar dhe ka treguar nivel të kënaqëshëm sa herë që i është dashur të zëvendëosjë Boateng apo Hummels. Por sidoqoftë duhet të paktën edhe një brojtës i tretë qendre, sepse sezoni është i gjatë dhe Bayern “lufton” në shumë fronte.

Emri më i përfolur deri tani për të kaluar në Mynih ishte ai i talentit të Ajax-it, Matthijs de Ligt. Por me sa duket trajneri i ri i Bayern, Niko Kovac, ka gjetur një zgjidhje tjetër më pranë shtëpisë. Kroati duket se është shumë i interesuar për mbrojtësin e Hoffenheim-it, Kevin Vogt. Dhe nuk mund ta kritikosh. Mbrotësi i fundit që Bayern bleu nga Hoffenheim ishte pikërisht Süle dhe deri tani ka dalë keq. Gjithashtu edhe Sebastian Rudy dhe Sandro Ëagner janë bleje nga i njëjti klub dhe Bayern është i kënaqur me rolin që kanë luajtur deri tani.

Vogt ka luajtur 31 ndeshje këtë sezon me Hoffenheim dhe mendohet se do të mund t’I kushtojë Bayern-in më pak se 7 milionë Euro. E sigurt është që një zgjedhje e tillë nuk do të emocionojë shumë tifozët e klubit më të fortë gjerman, por duket si mënyra më e mirë për të nisur merkaton verore.

Related posts

STATISTIKAT/ Realizoi dopietë me Empolin, ish-sulmuesi i Interit thyen rekordin e veçantë në Serinë A

Delo.autor

Marcelo: Jam i lumtur te Reali, dua të vazhdoj të luaj në klubin më të mirë në botë

Isa.Autor

BARCELONA ARRITI AKORDIN ME RABIOT/ Firma e kontratës së yllit francez ngec për 5 milionë euro, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment