Bundesliga Futboll Sport

Matthäus këshillon Bayern të shesë një yll: Ky lojtar nuk është për ne

“Unë nuk e di se çfarë mendimesh ka në kokën e tij. Me këto arritje, ai nuk është një lojtar për Bayern Munich”, Mateu këshillon rekordmenët gjermanë. “Nëse një ofertë është e pranishme, ju nuk mund të shqetësoheni. Bayern do të ketë për të njëjtin pozicion Mueller, James ose Goretzka”, thotë eksperti “Sky”.

Kampionët e Gjermanisë kanë nënshkruar me mesfushorin Thiago në verën e vitit 2013 për shifrën e 25 milionë eurove nga Barcelona. Ai ishte një nga lojtarët më të përdoruar nga ish-trajneri Pep Guardiola, teksa verën e kaluar ai shfaqi dëshirën për të nënshkruar me spanjollin te Man City. Gjithsesi në fund bavarezët vendosën që ai të mos largohet. Ky sezon nuk ka qenë ndër më të mirët për Alcantara, ndoshta më i keqi, qëkur u bë pjesë e Bayern. Ai ka grumbulluar 19 ndeshje në Bundesliga nga 34 në total prej të cilave vetëm 12 si titullar, ndërsa ka shënuar vetëm dy gola. Në Champions League statistikat e tij janë më të mira me tre gola në 30 ndeshje.

Related posts

BLEN 100% TË AKSIONEVE/ Bëhet president klubi ish-mesfushori i Italisë…

Delo.autor

Nëse dalin gjallë nga shpella, ekipi tajlandez do jetë prezent në finalen e Rusi 2018

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Inter mposht Napolin me përmbysje të “çmendur” dhe futet në garë për titull

Delo.autor

Leave a Comment