Futboll Sport

Nis aventura e Mancinit në stolin e Italisë

Aventura e Roberto Mancinit ka nisur zyrtarisht ditën e sotme në stolin e Italisë. Në orën 12:00 ish-tekniku i Inter do të dalë në konferencë për shtyp, ku do të flasë për detyrën e tij të re. 53-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020 për 2 milionë euro në sezon. Shifër shumë më e ulët se sa ajo që kishte në Rusi, ndërsa udhëhiqte skuadrën e Zenitit. Do të ketë një bonos të majmë, por vetëm në rast se kualifikon ekipin kombëtar në Europianin 2020 ose në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar.

Mancini do të debutojë me “axurrët”, më 28 maj në ndeshjen miqësore që do të zhvillojë në San Gallo në Zvicër ndaj Arabisë Saudite. Më pas do të udhëheqë skuadrën më 1 qershor në Nice kundër Francës dhe më 4 në Torino luan ndaj Holandës. Ndërkohë që duhet të punojë fort me grupin e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet zyrtare që do të luajë në shtator, më 7 ndaj Polinisë dhe 10 me Portugalinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tekniku 53-vjeçar do të ketë në staf, besnikët e tij, Angelo Greguçi dhe Fausto Salsano, përveç trajnerit të portierëve, Battara. Duhet përcaktuar edhe njeriu që do të marrë detyrën e përgatitësit atletik duke qenë se të besuarit e Mancinit Carminati dhe Scanavino mund të vendosin që të qëndrojnë në Rusi. Rol me rëndësi do të ketë edhe Lele Oriali, i cili do të vazhdojë të jetë menaxher i ekipit, ashtu sikurse kur punonte me Antonio Conte. Pozicioni i Andrea Pirlos nuk dihet ende, ndërsa Gigi Di Biagio, që udhëhoqi ekipin kombëtar në miqësoret e muajit mars do të kthehet në stolin e U-21.

Related posts

LIVE/ DYBALA “hesht” Man United, njihuni me rezultatet e pjesëve të para (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid hakmerret ndaj Sheriff Tiraspol dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E POCHETTINOS/ PSG heq dorë nga ylli argjentinas, hapet rruga për Juventus dhe Milan

Delo.autor

Leave a Comment